Page 132 - Demo
P. 132


                                    thesi misër. Ai detyrohet të bëhet servil, frikacak për të marrë misër për fmi të nximënga mjerimi, që e presin te shtëpia të uritur. Në prozat e tij trajtohen edhe probleme të cilat janë të pranishme, nuk diskutohen me zë, por vetëm pëshpëriten, si: shitja e trupit, shtypja e gruas, tradhtia etj.Pasojat e mjerimit e shtyjnë individin të gjejë rrugë të pandershme për të mbijetuar. Në novelën “Bukën tonë të përditshme falna sot”, mjerimi e ka shtyrë një familje në nivelet e vënies në pikëpyetje të ekzistencës. Burri i papunë është i detyruar të largohet prej familjes. Djali i sëmurë dhe situata e mjeruar e shtyn gruan të gjejë rrugën që ajo mendon se do ta shpëtojë kërthinë e saj. Ajo duhet të lërë mënjanë faktin se është gruaja e dikujt dhe vendos mbi gjithçka rolin e të qenit nënë e një djali që lëngon nga uria dhe sëmundja. Ajo ndalon së luturi Zonjën dhe kërkon ta gjejë rrugëzgjidhjen te vetja. Pasqyra i kujton se është akoma e re. Ajo shpreson se duke shitur trupin e saj mund të shpëtojë trupin e birit të saj. Tragjizmi e kapërthen këtë familje. Kola kur zbulon çfarë ka bërë gruaja e tij, pëson tronditje shpirtërore, por ndihet edhe në faj se ishte pafuqia e tij për t’u kujdesur për familjen, që e detyroi atë të përfundojë në veprime të tilla. Ata humbin çdo gjë: si prindër humbasin djalin e tyre, Lili i vogël vdes, Kola humb dinjitetin si burrë, gruaja dinjitetin si grua. Mjerimi social i çon njerëzit drejt mjerimit shpirtëror. Në novelën “Studenti në shtëpi” rrëfehet për një situatë shumë delikate brenda familjes. Nushi, një i ri që ka studiuar në perëndim, duhet të përballet me rregullat dhe normat e ngurta patriarkale. Ai e di që e tërë shoqëria është ndërtuar në bazë të parimeve dhe normave false që nuk kanë asnjë vlerë; përpiqet t’i ndryshojë, por më pas e kupton se nuk është aq i fortë. Kur vjen çasti për të reaguar, ai zgjedh rrugën e heshtjes, duke pranuar të mposhtet prej tyre. Ai njëtrajtësohet me to duke u ndier i dobët dhe duke kuptuar se kjo lloj shoqërie nuk mund të bëjë pa ato. I pranon në dukje dhe qesh, Shkodra e viteve '30130
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136