Page 133 - Demo
P. 133
Studim teksti1. Cilat janë rrethanat jetësore që kanë ndikuar në krijimtarinë e Migjenit? Ndërtoni kontekstin letrar, historik, politik, kulturor dhe social në të cilin shkroi Migjeni.2. Si është ndërtuar përmbledhja poetike “Vargje të lira”. Analizoni strukturën e saj. Me këtë formë të strukturimit të veprës, cilin poet ju sjell ndërmend?3. Migjeni solli në letërsinë shqipe një mënyrë të shkruari të dallueshme nga shkrimtarët pararendës. Në ç’plane i sjell këto risi? _______________________________________________________________________________________________________________________________________madje gëzohet që Agia ka gjetur mënyrën e saj për t’i sfiduar ato rregulla dhe norma, ndonëse rruga që ka zgjedhur ajo, nuk është e duhura. Migjeni paraqet në prozat e tij detaje të cilat bëhen zbërthim i gjithë situatave psikologjike që prezantohen në tekst. Detaje të tilla, si buzëqeshja e Nushit kur zbulon dashurinë fajtore të së motrës dhe shmang zgjidhjen tragjike sipas kanunit, vështrimi i Kolës i ngulur poshtë, aty ku ishte një vrimë shumë interesante, kur nuk di çfarë t’i thotë gruas së tij, sintetizojnë brenda vetes, sa ironinë, aq edhe tragjizmin. Në novelën “Të çelen arkapijat”, rrëfehet se si përjetohet lajmi për dekretin e heqjes së ferexheve, zbulimin e grave, nga pjesëtarë të ndryshëm të një familjeje. Hajrija nga njëra anë ndjen gëzim për lajmin, ndërsa në anën tjetër, përjetimi i vëllait të saj Oso Bakallit, është krejt tjetër. Ky lajm atë e trondit sepse e sheh si shenjë të një të ardhmeje të errët, si një prishje të botës. Heqja e ferexhesë shihet si një shenjë për ndërrimin e formave të jetës, si zhveshje nga morali fals. Jo rastësisht Migjeni ka zgjedhur t’i vendosë ngjarjet në periudhën e stinës së pranverës, si metaforë e shpresës për ndërrim.Ndrydhja edhe brenda familjes është aq e fortë sa gratë nuk guxojnë të flasin as me njëra-tjetrën. Ndonëse janë në të njëjtën anë, kanë vuajtur ose po vuajnë të njëjtat kufizime, mbyllje, mungesë lirie dhe dinjiteti, ato nuk hapen dhe nuk diskutojnë mes tyre. Vjehrra, kur vjen puna ta mbrojë nusen, jo vetëm që nuk e bën një gjë të tillë, por e qorton atë ashpër. Mllefi i madh i shtypjes dhe i vuajtjeve të një jete të tërë e ka bërë vjehrrën të ngurtë dhe xheloze për nusen që e ka jetën përpara.Novela paraqet nevojën për ndryshim, por dhe kundërvënien e fortë që nuk vjen vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Gjithë atmosfera në shtëpi jepet me nota tragjikomike. Ndryshimet sado të vogla nuk janë të lehta dhe krijojnë tronditje të madhe te të gjithë anëtarët e familjes. Në novelat e Migjenit, problemet dhe mungesa e forcës për të ndryshuar rrethanat sociale ose rregullat false të shoqërisë, i bëjnë personazhet e tij të mos gjejnë rrugën e komunikimit. Dialogët që zhvillojnë personazhet mes tyre reflektojnë një pamundësi komunikimi. Nushi te “Studenti në shtëpi” e ka të vështirë të komunikojë me të atin për martesën e papëlqyer të Ages, Kola te “Bukën tonë të përditshme falna sot” e ka të vështirë të komunikojë me të shoqen për situatën në të cilën ndodhet. Te “Të çelen arkapijat”, vjehrra dhe nusja nuk arrijnë të flasin për gjendjen e tyre të ndrydhur. Ajo është e paktë si vëllim, por me një tension të brendshëm të pazakonshëm. Në të, ashtu si në veprat e vërteta të artit, ndodh ajo dukuri e mrekullueshme, ku biografia e shkrimtarit përzihet, mpikset e shumohet nga mijëra e mijëra biografi të tjera njerëzish anonimë, dëshmia dhe drama e të cilëve nuk figuron në asnjë kronikë, enciklopedi apo histori të shtetit.Ismail Kadare131

