Page 134 - Demo
P. 134
4. Autori e titullon “Vargje të lira” përmbledhjen e tij poetike. Shpjegoni funksionin e përdorimit të titullit si shprehje:• e botëkuptimit të poetit; • e formës së poezive;• e tematikës së tyre.5. Migjeni e nis përmbledhjen “Vargjet e lira” me poezinë “Parathania e parathanieve”. Përse autori e emërton kështu poezinë (kujto rolin që luan parathënia në një vepër dhe ndalu te përsëritja e fjalës “parathënie”)? Cili është roli i saj në lidhje me poezitë që përbëjnë vëllimin? Cilat janë karakteristikat e kohës në të cilën jetoi poeti dhe të asaj që do të lindë? 6. Në “Kangët e ringjalljes” zbulohet dëshira e poetit dhe e brezit të ri për ringjallje kombëtare. Sipas poetit, kush do ta mëkëmbte vendin? Ku duhej kërkuar burimi i ringjalljes? Si do të realizohej?7. Poezinë “Kangët e pakëndume” autori e përmbyll me vargjet: O kangët që fleni reliktet e miaq’ende s’keni prekun as një zemër të huej, vetëm unë me ju po kënaqem si fëmiaunë-djepi juej; ndoshta vorri juej.• Identifikoni mjetin stilistik të përdorur në vargun e fundit. _________________________________• Çfarë janë për të këngët/poezitë e krijuara? _________________________________• Në ç’gjendje është poeti? ________________________________• Për kë e ka fjalën poeti kur i referohet një zemër të huej? _____________________________8. Duke iu referuar fatit të krijimeve të Migjenit, përse autori shfaq mendimin se ndoshta këngët e tij do të “vdesin” brenda tij? (Cilat janë arsyet që e bëjnë Migjenin të mendojë kështu?)9. Ç’nota i përshkojnë “Kangët e fundit”? Përse?10. Ndaj kujt drejtohet revolta e Migjenit në poezi? Me ç’mjete e realizon këtë revoltë?11. Ç’vend zë gruaja në krijimtarinë e Migjenit ? Si përshkruhet ajo?12. Cilat janë temat mbizotëruese në prozën e Migjenit? Në ç’mjedis zhvillohen ngjarjet në “Novelat e qytetit të veriut”? 13. Cila është situata tragjike që përshkruhet në novelën “Bukën tonë të përditshme falna sot”?14. Si përjetohet dekreti i heqjes së ferexheve në familjen e përshkruar në prozën “Të çelen arkapijat”?15. Si është komunikimi mes personazheve në novelat e Migjenit? Çfarë i pengon personazhet e tij të mos gjejnë rrugën e komunikimit?16. Renditni motivet të cilat trajtohen në veprën e Migjenit, si në vargje edhe në prozë. Çfarë vëreni pasi i krahasoni? Ç’tregon kjo për krijimtarinë e Migjenit?Motivet Në krijimet në vargje Në krijimet në prozëDetyrë 1. Duke iu referuar veprës së Migjenit (rrethanave jetësore, këndvështrimit ndaj problematikave të kohës, guximit për të goditur shkaqet e problematikave), ndërtoni profilin e shkrimtarit. 132

