Page 135 - Demo
P. 135


                                    FRAGMENTStudenti në shtëpi“Studenti në shtëpi” është ndër prozat më të njohura të Migjenit. Në qendër të kësaj novele vendoset Nushi, një djalë i ri që studion për mjekësi në një universitet të Europës. Mjedisi i ri i pëlqen shumë, ndërsa shtëpia e vjetër e mbyt. Sa herë i kujtohen rregullat e ngurta dhe sjellja e ftohtë e të atit, ai e shtyn kthimin në shtëpi. Por, martesa e së motrës e detyron të kthehet. Aty përballet me sjelljen e ftohtë të babait dhe përulësinë e nënës e të motrave. Shpejt do të kuptojë se motra e tij, Agia, nuk dëshiron të martohet me burrin që i ka zgjedhur babai, një tregtar që rrjedh nga një familje e kamur. Megjithatë, duket se ky fakt i mjafton të atit për të vendosur se ai është burri i përshtatshëm për vajzën. Nushi, thellë brenda vetes, do të bëjë diçka për ta ndaluar këtë martesë, por në të vërtetë nuk ndërmerr asnjë hap, duke u pozicionuar vetëm si vrojtues. Agia martohet me dikë që nuk e do, sepse rregullat patriarkale i japin të drejtën babait të vendosë për fatin e së bijës dhe i heqin asaj të drejtën e fjalës dhe të vendimit për jetën. Nushi e ndien veten të dobët para normave të shoqërisë ku është rritur. Kur shkon në shtëpinë e motrës, ai kupton se, për të, Luli nuk ishte vetëm çirak. Në vend që të reagojë haptas për çka zbuloi (e që të gjithë e përflasin), ai del nga shtëpia i qetë dhe i qeshur. Shoqëria i nënshtrohej moralit të saj të rrejshëm, kështu bën dhe familja e Nushit, kështu vendos të bëjë edhe ai. Nuk kishte përse të prishte qetësinë në atë vend ku “mbretnon harmonia e plotë”. Në një ndër qytetet e Evropës së Mesme, Nushi po lexon letrën që posa ia kish prumë letërshpërndarësi. Edhe në dorë të shpërndarësit e njofti letrën se ishte nga shtëpia. Po, zarfi i bardhë në formë katrore, shtëpia e ulët, me një oborr të vogël me lule shumë. Mandej i ati iu paraftyronte Nushit, mbasi ai e ka shkruem letrën tue hymë n’at shtëpi, në muzg të mbramjes, dhe tue prue natën me vete. Se mbas tij dera u mbyllte dhe atëherë të hymet e të dalmet ishin jashtëzakonisht të rralla, dhe vetëm kur lajmonte kush ndoj lindje, ndoj vdekje ose vinte ndoj mik i papritun, çka ngjante shum rrallë, u prishte kjo ligjë patriarkale. Ligjë, edhe çfarë ligje! Kush e shkelte atë ligjë, gjith at natë do ta çonte në një ndjenjë si me pasë shkelë diçka të ftohtë, të rrëshqitshme si gjarpni. E syt e t’et që të përshkojnë me ftohtësi përftojshin tamam një aso ndjenje te Nushi. Si me pasë shkelë gjarpnin. Edhe kjo ishte një arsye për Nushin dhe nuk iu mbushte mendja me u kthye n’atdhe, në shtëpi aq shpejt. Ka ma se tri vjet që ka ardhë n’universitet për studime, e tash një vjet e sa asht tue vendosë jo po shkoj në shtëpi për Këshndella, jo për këto Pashkë, por vendimi rrite pa u ba veprim. Çka do të baj atje? – thoshte së fundi Nushi. Po letra që mori tashti, i jepte afatin e fundit. “Motra jote do të martohet, edhe një muej, prandej ti, si vllau i saj, duhesh me ardh medoemos.” Ishte urdhni i t’et. Nushit në fillim i erdhi disi mirë, u gëzue, por kur u mendua pak, u ftoh, ishte në natyrë të tij që gjithçka m’e marr me mend e jo me zemër. * * * “A mundet me qenë ky oborri që lashë para tri vjetësh, – mendonte Nushi. – Kaq i vogël, më bahet se nuk ishte,” – dhe shikonte rreth e përqark, me pa mos asht ndërtue gja që me ia zanë vendin oborrit. Por jo asgja e re. Po ato pemë: hardhia, fiku, kumbulla; po ato lule. Që atje drandofillja e pak ma tej lulemustaku. E kur hyni mbrenda në shtëpi, dhomat iu banë shumë të vogla. Mobiliet ndër to si mos me i pas prekë dora e njeriut. Gjithçka në vendin e mëparshëm, si me qenë të destinueme dhe me u kalbë po n’ato vende. Por 133
                                
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139