Page 138 - Demo
P. 138


                                    Mbasi Nushi trokiti dy-tri herë në derë t'oborrit dhe pa se s'po i del kush, ai u nis vetë mbrenda në shtëpi, tue u çuditë pse s'po del Agia. Kur ndër shkallë ndeshi Lulin, i cili, disi i hutuem për së tepri, fliste diçka si me kërkue të fala për vonesë që s'i dulen përpara. Nushi u çudit së pari tue mendue se ka ngjajtë gja, por njat çast i lindi befas një dyshim. Disi si i ngurruem, por instiktivisht shkoi nalt me hapa të shpejta. Agen e gjet me shpinë t’sjellun derës, me një dorë ndë flokë e me tjetrën tue përzie makinalisht diçka në një enë. Kur u suell, pa Nushin dhe u buzëqesh, nsa në ftyrë ishte e zbemë.– Çka ke, Age? – e pyeti Nushi tue ia marrë dorën. – Asgja, Nush. Pse? – pyeti si e hutueme.– Je diçka e zbetë.– Ah, po, më dhemb kryet. Jo, parë më dhimbte, tash nuk më dhemb, – u ngatrronte Agia në gjuhë e n’ftyrë ndrronte ngjyrë nën shikimin depërtues të vllaut. Shuplaka e frigës nisi t'ia shtrëngojë zemrën, gjujt iu këputën dhe qe tue ranë, mos t'ishte dora e Nushit për ta mbajtun.– Ti Age, tash nuk duhesh me punue shum, – tha Nushi tue sjell kryet nga dritorja dhe tue mundue me e zbutë zanin. Motra u mundonte tinzisht me i pa ftyrën vllaut, me lexue në ftyrë të tij, por ai, sjellë nga drtitorja, shikonte në rrugë e ajo ia shifte vetëm veshin dhe pjesën e nofullës, të cilën Nushi e kish shtrëngue fort.– Ashtu, Age, – tue u sjellë befas, – mos puno shum; sa ma pak punë, se asht ma mirë për ty, nuk të vjen kjo ligshti trupi qe pate dhe mandej për barrën nuk asht mirë me punue shum.Agia e shikoi të vllaun drejt në sy dhe kuptoi se ai nuk mendonte asgja tjetër veç asaj q'i tha, nsa Nushi u gëzue kur pa se i kish shkue për dore me e gënjye motrën, se ai nuk dyshon asgja ndër marrëdhaniet e saj me Lulin. Mbasandaj Nushi filloi të flasi mbi gjanat e përditshme, tue pyetë motrën për këtë dhe atë me gaz dhe tue u tregue në qejf, dhe e motra e pyette për babën, nanën, vllaznit e motrat, gjithnjë tue u qeshë.Nushi doli nga e motra me një buzëqeshje. Edhe, për çudi ishte në qejf. Edhe ai vetë u çuditte për kët gëzim dhe qetsi qe ndiente. Tashti pra, para një ore, duhej të ngjante diçka. Po – mendonte Nushi në vetvete. Po, si atje, ndër malet tona primitive.Duhej të gërsiste pushka. T'u bindte i madh e i vogël! T'u lante nderi. Të vdiste dikush e shoqnia të kënaqej. Jo se asht shpirtkeqe, por pse në qytetin tonë asht mërzi e madhe, e ma la nderin me pushkë asht nje sensasion i madh, i cili nuk të len të mbyllësh syt për do net. Por vret mërzinë. Mandej nderi, or vlla, nderi nuk asht ujë, mundet me qenë shampanjë, por ujë jo. Gjithnjë buzëqeshte Nushi dhe herë-herë i kujtohej me frigë se para një ore mundte me të vërtetë të bajë një gjest donkishotesk. Por shpejt qetsohej dhe buzqeshte tue paraftyrue veten me fes mbi njenin sy, me mustakë të mdhaj, me kobure në dorë, tue qëndrue mbi motrën dhe dashnorin e saj, të dy të vramë mbas shijimit të mollës së ndalueme. M'at akt burrnor qëndron fisnikëria e racës sonë – thonë moralistat tanë. – M'at akt shtazor qëndron primitiviteti dhe injoranca e vendit tonë, – përgjegjet Nushi vet me veti. Unë jam pa moral, koncepti i em menduer – mos me thanë ideologjik – nuk pajtohet me moralin, të cilin mue kjo shoqni ma imponon. Por unë e marr moralin e saj për sy e faqe, nisa mbrapa ia loz lojën kur të due. Kështue si unë ia lozin lojën shoqnis me qindra veta në vendin tonë. Prandaj, shoqni, po deshe të mos lozin në kurriz tand, ndrro format. Hiqi bragashat.136
                                
   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142