Page 139 - Demo
P. 139
Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Ku është Nushi dhe pse nuk ka dëshirë të kthehet në shtëpi, ndonëse ka kaluar më shumë se një vit larg saj? Si e priti letrën e babait Nushi? Cila është arsyeja që e bën kthimin e Nushit të domosdoshëm në shtëpi?2. Për çfarë lloj ligji, të padiskutueshëm në shtëpinë e tij, flet Nushi në paragrafin e parë?3. Kur kthehet në shtëpi e tij, ajo i duket ndryshe. A ka ndryshuar ndonjë gjë në të: përmasat, objektet, vendosja e objekteve, ngjyrat?4. Cilat janë elementet që e bëjnë familjen e Nushit një familje patriarkale? Ku duket konkretisht në tekst kjo?5. Çfarë e frikëson dhe e bën kaq të rreptë me pjesëtarët e familjes babain e Nushit?6. Çfarë roli luan Luli në dyqanin dhe në shtëpinë e bashkëshortit të Ages? 7. A po ndodh ndonjë gjë e çuditshme në shtëpinë e Ages? Po bashkëshorti i Ages, a dyshon se diçka jo e mirë po ndodh në shtëpinë e tij? A mos vallë edhe ai po mbyll sytë para asaj që po ndodh?Analizë përmes shembujve 8. Si e shihte Nushi dikur babain e tij? Po sot? Çfarë e dallon Nushin nga babai? Çfarë marrëdhënieje kanë ata? 9. Analizoni fjalinë: ...nga fmia i vet duhet me bamë një njeri anakronik... Çfarë nënkupton Migjeni me këtë fjali?10. Nushi nuk është dakord me martesën e Ages. Analizoni mënyrën sesi Nushi heziton të flasë me babanë e tij. Pse ai nuk është në gjendje ta kundërshtojë fort këtë martesë?11. Shpjegoni për çfarë lloj ndjesie të fshehtë të Ages flitet në këto shprehje: ...atëherë bash duhet të vijë, i thotë një ndjesie, diku thellë e mfshehun..., ndjesia e mfshehun ia pushtonte trupin e ri...12. Nushi ndihet i zhgënjyer nga vetvetja, sepse ai nuk bëri asgjë për të ndryshuar fatin e motrës. Gjeni në tekst fjalët të cilat tregojnë këtë zhgënjim dhe pozicionin thjesht prej vrojtuesi që mbajti ai në tërë këtë histori. Analizojini ato. 13. Nushi doli nga shtëpia e motrës së tij me buzëqeshje në buzë, i qetë dhe me njëfarë gëzimi në shpirt. Analizoni gjendjen emocionale të Nushit në këtë moment? Fjala dhe përdorimi i saj 14. Cila është folja që përdoret më shpesh kur rrëfehet për komunikimin që është moskomunikim, mes Nushit dhe babait të tij. Gjeni këtë folje dhe shpjegoni çfarë synon të tregojë rrëfimtari me këtë përdorim të shpeshtë. 15. Migjeni përdor shpesh ironinë në rrëfimin e tij. Gjeni në tekst, të paktën një situatë ku përdoret nënteksti ironik dhe shpjegoni synimin e saj. Reflektim dhe vlerësim dijesh16. Në novelën e Migjenit shihet qartë se si dialogu nga mjet komunikimi është shndërruar në mjet të mungesës së komunikimit. Analizojeni këtë gjë në “bisedat” mes Nushit dhe të atit. 17. Cilat janë problemet që ngre Migjeni nëpërmjet kësaj novele?18. Diskutoni rreth fundit të novelës. Çfarë mesazhi jep qëndrimi indiferent i Nushit kur zbulon sekretin e motrës. Detyra dhe këshilla 1. Novela “Studenti në shtëpi” mbaron me mendimet e Nushit, të nxitura nga ajo që kuptoi në shtëpinë e motrës: Prandaj, shoqni, po deshe të mos lozin në kurrizin tan, ndrro format. Hiqi brangashat. Njerëzit veprojnë ndryshe nga ç’mendojnë vërtet. Kjo thjesht për t'iu përshtatur rregullave të shoqërisë. Mendoni se ky është një falsitet i pështirë apo një detyrim nga kushtet shtrënguese? S T U D I M T E K S T I 137

