Page 14 - Demo
P. 14


                                    Përroi psikik: Teknika e përdorur nga Xhojsi, i cili nxjerr në sipërfaqe mendime dhe ndjenja të fshehura të personazheve në formën e tyre ende të pavetëdijshme dhe riprodhon në vepër rrjedhën e lirë dhe të pandërprerë të mendimeve dhe të ndjenjave, i dha emër letërsisë së Përroit të ndërgjegjes ose të Përroit psikik.bazuara në “përroin e ndërgjegjes”, të dialogut të brendshëm (Xhojsi), në “rrahjet e zemrës” dhe në “kujtimin” (Prusti), në romanin-ese (Musili), në romanin me strukturë të hapur që sfidon rendin logjik dhe kronologjik të ngjarjeve (Svevo, Pirandelo). U krijua një formë e re narrative që paraqet botën e brendshme të personazhit, vizionin e tij të deformuar për botën, ëndrrat, makthet dhe haluçinacionet e tij. Në prozën në gjuhën gjermane dallohen dy grupe shkrimtarësh: grupi i parë lidhet me romanin e traditës (T. Mani etj.), ndërsa grupi i dytë është shumë më radikal në planin e përmbajtjes dhe të formës dhe përcakton klimën kulturore të ekspresionizmit (F. Kafka, R. Musili). Në Francën e fillimshekullit XX shquhet novatori i romanit M. Prusti. Në prozën në gjuhën angleze shënohet një kthesë rrënjësore. Në ShBA rezultatet më interesante i solli eksperimentimi i G. Shtajnit (1874-1946). Në Angli, Xh. Xhojsi dhe V. Ulfi përdorën teknikën e përroit të ndërgjegjes. Në Itali, I. Svevo dhe L. Pirandelo propozuan zgjidhje radikale alternative. F. T. Marineti e A. Palaceski me romanet futuriste, propozuan prishjen e strukturës narrative. Poezia e shekullit XXPoezia simboliste konsiderohet si zbulim i së vërtetës absolute në përvojën e individit, ose një akt mistik dhe/ose magjik, i ngjashëm me atë të poetit grek Orfe, që me këngën e tij (e ashtuquajtura poezia orfike) shkundte pemë e gurë dhe mallëngjente hyjnitë. Poetët zbërthejnë kodet e natyrës me një gjuhë analogjike dhe alogjike, që shpreh të veçantën përmes universales. Simbolizmi i fillimshekullit XX haset te poetët e surrealizmit: A. Breton, L. Aragon, P. Elyar, P. Supo; te poeti austriak R. M. Rilke (1875-1926) [Sonetet e Orfeut etj.] dhe te poeti gjerman S. Xhorxh (1868-1933); në Itali te G. Ungareti (1888-1970) dhe D. Kampana (1885-1932), [Këngët e Orfeut, etj.]; në Spanjë tek A. Maçado (1875-1939) dhe te nobelisti J. R. Himenez (1881-1958). Poezia alegorike konsiderohet si kërkim dhe si njohje e së vërtetës njerëzore dhe racionale që mund të mos ketë lidhje me ngjarje personale dhe historike. Historia njerëzore, objektet konkrete dhe ngjarjet reale marrin kuptime të tjera, jopërgjithësuese dhe absolute, por subjektive dhe arbitrare. Alegoria moderne, në dallim nga ajo mesjetare e Dantes, ku çdo lexues e kuptonte që pylli i errët ishte mëkati, ndërsa Beatriçeishte teologjia, nuk është konvencionale. Kuptimi i poezisë alegorike është subjektiv dhe arbitrar. Poetët më të mëdhenj të drejtimit alegorik janë: francezi P. Valeri (1871-1945),angloamerikani T. S. Eliot (1888-1968), nobelisti italian E. Montale (1896-1981). Drejtimi simbolistIdeja e poezisë si botë autonome dhe e ndarë, e cila zbulon një të vërtetë absolute ose ekzistenciale.Drejtimi alegorikIdeja e poezisë si dialog me kronikën dhe historinë, si kërkim dhe njohje racionale.NdryshimeM. Prust TË PËRBASHKËTATE NOVATORËVE TË ROMANIT1Hetim psikologjik dhe introspektiv i personazheve2Narracioni i mbështetur te kujtimi3AutobiografizëmM. Prust: analizë e rafinuar e atmosferës dhe e mjediseve të borgjezisë së pasur. Krijuesi e sundon lëndën narrative dhe e përdor sipas logjikës së tij. Teknika eksperimentale, e qartë. Gjuha e ndërlikuar, e shtruar. T. ManT. Man: krijuesi, “i ndryshëm nga njerëzit e zakonshëm, duhet të rrëfejë me objektivitet, por shpesh përfshihet në kujtime autobiografike. I qetë në parashtrim, reflekton për aspekte të ndryshme. Gjuha letrare, e përsosur, shpesh ironike. Xh. XhojsXh. Xhojs: hetim i lirë, i menjëhershëm i realitetit dhe i personazheve, pa rezerva. Mjedise të borgjezisë së mesme dhe mediokre, ku sundojnë “antiheronjtë”. Gjuhë pa rregulla, u përshtatet herë pas here personazheve dhe mjediseve.I. SvevoI. Svevo: studiues i sjelljeve kontradiktore njerëzore dhe i personazheve të tij, duke nxjerrë në dritë shqetësimet e brendshme; pasqyrë e një shoqërie në krizë. Gjuhë e veçantë, me shtresa të ndryshme (italishte, gjermanishte, dialekt triestin), pak letrare por e zhdërvjellët. 12
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18