Page 140 - Demo
P. 140
Një vransinë si plumbi pushonte mbi qytetin gjithë ditën. Jeta zhvillohej e ngathët, disi xvarrisej. Gjethet e para të vjeshtës këputeshin nga dega, zig-zag e bajshin udhën nëpër ajër e sa përkiteshin tokën si me thanë: qé, këtu asht vendi ynë. Por, aty para muzgut, pa-prite, fryni një erë e rreptë. U shkrepen xhamat nder dritore dhe dyert e një lagjes mbarë; gjethet si të tërbueme fluturojshin në të gjitha anët, deri sa ma në fund nuk u qetsojshin në ndoj qoshe. E n’oborr, mbas shtëpis’ të Selim Mesit teshat e lame, qe gjithë ditën shtrie nuk u teren, tashti villuen të valëviten, të rrahen, të fluturojnë, të shkrahen nëpër tokë bashkë me gjethe. Një grue e re tue nga e tue ba potere të madhe me ndalla, del jashtë e mbas saj, ngadalë, një plakë. Shpejt fillojnë me mbledhë teshat. Kur e reja, tue mbledhë teshat, mbrrin té gardhi qe ndan dy oborret e dy shtëpijave, ndalet, vështron m’at anë të gardhit një copë herë, e kur mbrrin plaka i thotë me za t’ultë: s’ndëgjohet gja!... dhe mbasi kaloi stuhia e reja thoshte që t’i lanë teshat dhe ma n’oborr.E m’at anë të gardhit asgja të re. Vetëm qe një rreze dielli, e cila kish depërtue retë dhe si shifet tue mos gjetë vend ma të mirë në botë, kish ra në pleh. Një gjel, të cilin e kish zanë gjum mbi pleh, u zgjue dhe ja tha kikirikuuun gjatë e tingllueshëmPlaç, he dreq! se më trembe! - pëshpriti plaka e cila ish vue me vështrime m’at anë gardhit - nuk shifte gjelin aty afër mbas gardhit.Matanë gardhit asgja të re“Matanë gardhit asgja të re” është teksti përmbyllës i ciklit “Novela të qytetit të veriut”. Ky është një tekst i ndërtuar me një skenë të vetme: oborri i pasmë i një shtëpie qytetase, i rrethuar nga një gardh që të lë të shohësh edhe shtëpinë ngjitur. Ngjarjet zhvillohen në një ditë të zakonshme vjeshte. Proza fillon me një përshkrim të zakonshëm të vjeshtës, me rënien e ngadaltë të gjetheve. Por në mbrëmje fryn një erë e fortë dhe lexuesi pret që era, duke e parë në plan simbolik, të ndryshojë gjithçka ose të paktën ndonjë gjë. Me fillimin e erës duket sikur skena që përshkruhet fiton gjallëri; rrobat e nderura lëvizin me forcë nga era dhe në oborr shfaqen me gjallëri një grua e re dhe një plakë që i mbledhin rrobat. Ato shpresojnë të dëgjojnë a të shohin diçka në anën tjetër të gardhit, si pretekst për të shtyrë ditën. Asgjë s’ka ndryshuar, as këtej dhe as matanë gardhit. “Matanë gardhit asgja të re” është një prozë që shfaq tiparet e prozave poetike. Që në vështrim të parë, vërehet se ka pamjen e prozës, fjalitë e shtrira deri në fund të rreshtit dhe rresht pas rreshti, ndërsa gjuha synon artikulimin në figurë. Kjo shpjegon edhe praninë shumë të madhe të simboleve që sjellin ngjeshmëri kuptimore. Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Ngjarjet zhvillohen në një shtëpi qyteti, jo në një ambient fshati. Cila është arsyeja e kësaj zgjedhjeje nga Migjeni në fragmentin e shkëputur nga “Matanë gardhit asgjë e re”? 2. Titulli i prozës është çelësi për të kuptuar gjithë pjesën. Titulli i saj mund të kuptohet si mungesë shprese për ndryshim, si nevojë e fortë për ndryshim apo si tregues i mosndryshimit si një vlerë konservuese? Shpjegoni përgjigjen. S T U D I M T E K S T I FRAGMENT138

