Page 141 - Demo
P. 141
3. Shpjegoni simbolet që janë përdorur në tekst: gardhi___________________________ rrobat e lara_______________________gjeli_____________________________ plehu_____________________________plaka_____________________________ nusja_____________________________ 4. Migjeni ka zgjedhur t’i zhvillojë ngjarjet në një stinë të ndërmjetme, as verë dhe as dimër, në vjeshtë. Pse kjo zgjedhje? Çfarë e karakterizon vjeshtën që e paralelizon me jetën që përshkruan shkrimtari? 5. Çfarë shpresojnë të gjejnë nusja dhe plaka në anën tjetër të gardhit? A e gjejnë atë?6. Si shpjegohet që edhe nusja, edhe plaka shohin në anën tjetër të gardhit? Çfarë tregon kjo: kurioziteti nuk ka moshë apo ka të bëjë më asgjanë që s’ndodh ndër breza?7. Si shpjegohet që pas erës që i than shpejt rrobat, nusja thotë: t’i lanë teshat dhe ma n’oborr.? Çfarë e shtyn atë të dalë në oborr?8. Plaka e trembur nga kënga e gjelit e mallkon atë me zë të ulët, duke pëshpëritur. Çfarë e bën plakën të mos flasë normalisht? Analizë përmes shembujve 9. Migjeni ka krijuar një korrespondencë të dukshme mes asaj që ndodh në natyrë dhe jetës së njerëzve. Gjeni dhe shpjegoni elementet e natyrës që ka zgjedhur shkrimtari për të zbërthyer monotoninë e jetës së njerëzve.10. Një rreze dielli që kishte depërtuar qiellin e vranët, duket se do të sjellë ndryshime, por dhe ai ka rënë në një pirg me pleh e s’bën gjë tjetër veç zgjon një gjel që po flinte. Analizoni mënyrën e ndërtimit të ironisë në frazën e mëposhtme, duke u nisur edhe nga zbërthimi i simbolit të gjelit dhe plehut. Vetëm që një rreze dielli, e cila kish depërtue retë dhe si shifet tue mos gjetë vend ma të mirë në botë, kish ra në pleh. 11. Në fund të pjesës ndihet vetëm zëri i plakës: Plaç he dreq! se më trembe. Pse reagoi në këtë mënyrë plaka: iu prish monotonia e saj sepse nuk ishte mësuar me këngën e gjelit apo iu thye shpresa se do të ndodhte diçka e veçantë atë ditë? 12. Analizoni gjendjen emocionale të rrëfimtarit në rreshtat e fundit të prozës. Si e shpjegoni nervozizmin e shfaqur prej tij? Reflektim dhe vlerësim dijesh13. Duke u nisur nga mënyra e ndërtimit të rrëfimit: çfarë është më i rëndësishëm, dramaciteti i brendshëm shpirtëror apo veprimet e ndodhura?14. Si shfaqet qëndrimi i shkrimtarit përballë pamundësisë për ndryshim? Fjala dhe përdorimi i saj 15. Çfarë efekti krijon në këtë tekst përdorimi i shpeshtë i foljeve në kohën e pakryer, që është karakteristikë e prozave poetike? 16. Kjo prozë karakterizohet nga fryma e dallueshme simboliste. Çfarë i jep denduria e simboleve prozës për sa i përket interpretimit të saj?17. Dialogu mes dy figurave të grave është shumë i rrudhur. Çfarë tregon kjo për marrëdhënien mes tyre?Detyra dhe këshilla 1. Konica dhe Lumo Skëndo janë dy shkrimtarë të letërsisë shqipe që kanë shkruar proza poetike. Gjeni disa proza poetike të shkruara prej tyre dhe diskutoni rreth gjuhës së përdorur në këto tekste. 2. Migjeni shkruan në një nga poezitë e tij: Të dali një njeri!/Të mkambi një Kohë të Re!/Të krijojë një Epopè/ Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Rè. Shkruani një ese mbi nevojën për ndryshim që ka shoqëria për t’u përsosur. 139

