Page 142 - Demo
P. 142


                                    Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimikur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshiltaqë të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpitaedhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesintë tanë jetën e vet derisa të vdesin.E mbi ta n’ajri, si në qesendi,therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrtashkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;balli që e ka, syt që e shprehin,buzët që më kot mundohen ta mshefin -janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezësmbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëmme bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele,zhele fund e majë, flamujt e një shpreset’ shkyemë dhe të coptuem me t’dalun bese.Poema e mjerimit“Poema e mjerimit” është kënga e parë e ciklit “Kangët e mjerimit” që rezulton të jetë edhe grupi më i gjatë i përmbledhjes “Vargjet e lira”. Duke u nisur nga vlerësimi dhe ndikimi i madh që ka pasur kjo poemë te lexuesi shqiptar, Migjeni është quajtur edhe “poeti i mjerimit”. Kjo poemë ngërthen brenda vetes pothuaj të gjitha motivet të cilat do t’i zbërthejë më gjerë në poezitë e tjera të ciklit me të njëjtin titull, por edhe në prozë. Në këtë poemë, Migjeni përshkruan mjerimin ashtu si ai e sheh çdo ditë, në të gjitha trajtat e tmerrshme të tij. E përshkruan mjerimin dhe pasojat e tij te njerëzit duke filluar me deformimin fizik, sëmundjet trupore, për të shkuar deri te degradimi mendor dhe shpirtëror. Përpara këtyre pamjeve të vrazhda, në ndonjë moment poeti revoltohet, veçanërisht me ata që mendojnë se mjerimi ka nevojë për mëshirë, ndërkohë që ky fenomen ka nevojë për drejtësi sociale, që ai të mos vazhdojë më tutje. Njerëzit e zhytur në mjerim, ndonëse të privuar nga të mirat e jetës, vazhdojnë të kenë dëshira dhe nëse gjërat nuk ndryshojnë siç thotë poeti, shtohen shërbëtorët dhe lypësit; mjerimi krijon të varfër të tjerë.FRAGMENT140
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146