Page 143 - Demo
P. 143
Mjerimi tërbohet n’dashuni epshore.Nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,mbi pecat e mykta, t’qelbta, t’ndyta, t’lagtalakuriqen mishnat, si zhangë1; t’verdhë e pisa;kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta2edhe shuhet uja, dhe fashitet etjan’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsatqë nesër do linden me na i mbushë rrugat.Mjerimi në dritzën e synit te kërthini3dridhet posi flaka e mekun qirininën tavan të tymuem dhe plot merimanga,ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,ku foshnja e smueme qan si shpirt’ i keqtu’ ndukë gjitë e shterruna t’zezës amë,e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.Foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,e ama s’e don, por vetëm mallkon.Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamitku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpivetë nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnivekur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet,atij grushti që në gjumë e shtërngon për fytitkur fillojnë kllapitë e etheve prej unitdhe fëtyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes,një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.Një fryt kurse piqet dihet se ku shkonqashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.Mjerimi punon, punon dit e natëtu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,tue u zhigatun4 deri në gjujë në baltëe prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.Shpërblim qesharak! Për qindenjë afshnë ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.Mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,trupin përmendore e një tregtis së ndytë,që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë;dhe për at shërbim ka për të marrë do frangandër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.1 zhangë – të çjerrë.2 e ndragta – e ndyra, e fëlliqura, e pista.3 kërthini – fëmijë i vogël 2-3 muajsh, fëmijë i dobët.4 zhigat – ngacmoj, mërzis dikë, trazoj.141

