Page 144 - Demo
P. 144
Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,mund që të len kujtim ditën e dikurshmekur pullaz’ i shtëpis u shemb edhe ranga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit,kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi zaplot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra.Kështu nën kambë të randë të zotit t’egërsuem -thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinashmbushet got’ e helmit në trashigim brezninash.Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdraletë neveritshme, shpirti me etje derdh gotënnë fyt për me harrue nandhetenand’ halle.E gota e turbull, gota sataniketu’ e ledhatue e pickon si gjarpni -dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.Të gjitha hallet skami në gotë i mbytkur njëqind i derdh një nga një në fyt.Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsinadhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,që t’apin litarin të shkojsh fill’ e të vareshose bahe fli e mjerë e paragrafesh.Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt!Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt5i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparaktu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ në shplakë.Mjerimi asht një njollë e pashlyemenë ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshmeta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.5 farisej – këtu: hipokritë, njerëz me pamje shenjtori, moralizues.142

