Page 145 - Demo
P. 145
Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Renditni efektet që shkakton mjerimi në jetën e njerëzve, të cilat poeti i ka përmendur në poemë.2. Migjeni, në poemën e tij nuk flet thjesht për dashuri, por për dashuni epshore. Ku qëndron ndryshimi në përdorimin e këtyre fjalëve në tekst dhe pse e sheh si rrjedhim të efekteve të mjerimit?3. Migjeni e sheh mjerimin në stade të ndryshme të ciklit jetësor. Gjejini të shprehura ato në tekstin e poemës. 4. Gjeni në poemë vargjet ku reflektohen notat e revoltës kundër padrejtësive shoqërore. Analizë përmes shembujve 5. Analizoni tonin plot mllef që përdor poeti pothuajse në të gjithë poemën e tij.6. Nëpërmjet mendimit poetik, Migjeni pranëvë situata të caktuara për të nxjerrë në pah kundërthëniet shoqërore dhe ekzistenciale. “Poema e mjerimit” ofron tablo të cilat shfaqin kontrastin e dy botëve që bashkëjetojnë, por janë skajshmërish të ndryshme. Analizoni këtë dukuri në vargjet: Mjerimi rrit fëmijën nën hijën e shtëpive/të nalta, ku nuk mrrinë zani i lypsisë/ku nuk mund t’u prishet qetsija zotnive,/kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.Reflektim dhe vlerësim dijesh7. Diskutoni rreth mesazheve që sjell kjo poemë e Migjenit, veçanërisht nëpërmjet strofës së fundit. 8. Çfarë e bën këtë poemë të Migjenit të ndryshme nga tekstet e tjera poetike të letërsisë shqipe, të shkruara nga poetët paraprijës të tij, si nga ana tematike ashtu edhe nga ajo formale? Fjala dhe përdorimi i saj 9. Trembëdhjetë nga katërmbëdhjetë strofat e poemës fillojnë me fjalën “mjerim”. Çfarë efekti shkakton kjo përsëritje në poemë?10. Autori nëpërmjet gjuhës poetike, dëshiron të vërë në pah mjerimin me të këqijat që i sjell njeriut, prandaj epitetet që shkallëzohen fuqizojnë idenë se mjerimi duket sheshit dhe s’mund të fshihet dot. Gjeni në poemë figurën stilistike të shkallëzimit dhe analizojeni atë. 11. Në disa vargje mjerimi përshkruhet me gjendjen që përjeton vetë njeriu kur vuan prej tij. Me çfarë figure letrare kemi të bëjmë në vargjet e mëposhtme? Mjerimi punon, punon ditë e natë/T’u’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,/Tue u zhigatun deri në gjujë në baltë/e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë12. Gjeni në tekst përshkallëzimet e krijuara nëpërmjet përdorimit të disa epiteteve njëri pas tjetrit. Çfarë funksioni ka nga ana kuptimore prania e tij në tekst?13. “Poema e Mjerimit” karakterizohet nga prania e shumë metaforave. Gjeni në tekst pesë metafora dhe analizoni mënyrën se si janë ndërtuar ato.Detyra dhe këshilla 1. Si i kuptoni vargjet e mëposhtme? Mjerimi asht një njollë e pashlyeme/në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj. Si i lidhni këto vargje me dukuri të caktuara të aktualitetit? 2. Shkruani një ese me temë: Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt!S T U D I M T E K S T I 143

