Page 146 - Demo
P. 146


                                    Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka,urren nuk din ç'urren, don e s’din se ç'don.Pak dritë! O burrë! O hero! ngado që të jesh!...Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nateta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretunDo ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.Por pishë nuk kam e vetëm janë burrat, shokët...Dergjem n’errsinë pa gjumë dhe pa dritë...Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot...Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita- Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala e jote?Kur ti këndon thonë se asht afër drita...Por un s’besoj sonte në fjalët e ksaj bote.Hiqmuni qafe, mendime!O jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,më fal atë që due: gjumin dhe andrrimine dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.Një natë pa gjumë“Një natë pa gjumë” është poezia e parë e ciklit “Kangët e fundit”. Poezitë e këtij cikli janë shkruar në periudhën e fundit të jetës së shkrimtarit, ndaj janë të brendshme dhe shfaqin shumë nota personale. Këto poezi, të karakterizuara nga një lirizëm i thellë, janë sintezë e vuajtjeve, e përjetimeve të një shpirti që po përballet me një sëmundje të pashërueshme, siç ishte tuberkulozi në atë kohë. “Një natë pa gjumë” është poezia e një shpirti të lodhur nga lufta me sëmundjen, që ndihet i vetmuar dhe vuan. Ajo është një poezi ku ndihet mungesa e shpresës dhe ngjan me klithjen para fundit. Kush më mirë se një shpirt i tillë, në një moment siç po kalonte Migjeni, mund ta paraqiste dashurinë për jetën dhe pritjen e padëshiruar të vdekjes? Në këto çaste shpërthen klithja e fundit e poetit që kërkon pak dritë, të shohë më mirë veten dhe të tjerët, atëherë kur ndihet i pangushëlluar. Poeti është i lodhur dhe lutet për pak dritë, për t’u qetësuar në një natë kur shpirti i tij po vuan. Nga ana tjetër, ai vetë e ndjen se është i pafuqishëm për të ndryshuar diçka, duke i paraprirë fatit të tij tragjikFRAGMENT144
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150