Page 147 - Demo
P. 147


                                    S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Kujt i drejtohet poezia? A shpreson poeti t’i përgjigjet dikush thirrjes së tij? 2. Çfarë simbolizon nata në jetën e poetit dhe të gjithkujt?3. Çfarë simbolizon kënga e gjelit në përgjithësi dhe në këtë poezi në mënyrë të veçantë? Pse ai dyshon te vërtetësia e këngës së gjelit: Gjel rren a s’rren? Analizoni tensionin e poetit në këtë varg. Kujt i frikësohet poeti? 4. Në tekst përmendet katër herë fjala “pishë”. Çfarë simbolizon “pisha”, të cilën poeti e kërkon me kaq ngulm, por nuk e ka? 5. Në momentet e fundit të natës, poeti lutet për gjumin dhe andrrimin. Çfarë shpreson poeti se do t’i sjellë “andrrimi”? 6. Çfarë simbolizojnë buzët? A është kjo një mënyrë për të harruar gjithçka?Analizë përmes shembujve 7. Siç e përcakton që në titull, poeti përshkruan gjatë një nate kur nuk e zë gjumi, shqetësimet dhe ndjesitë e tij. Analizoni paralelizmin mes tipareve të natës dhe gjendjes së tij shpirtërore. 8. Poeti e quan veten ...Ehu burrë i tretun, që vjen si rënkim dhe ankth. Analizojeni këtë shprehje duke u nisur nga koha kur e ka shkruar poeti këtë poezi dhe nga fati i tij. 9. Vargjet e Migjenit shpalosin dilemat e mëdha nga të cilat vuan poeti në këto momente. Gjeni vargjet ku shprehen këto dilema dhe analizojini ato. 10. Në fund, poeti i drejtohet jastëkut: O jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin. Ky varg është tregues i humbjes së shpresës se gjërat mund të ndryshojnë, i heqjes dorë nga jeta apo i përpjekjes për të gjetur kënaqësi te jeta personale?Në fillim poeti i drejtohet për ndihmë dikujt që e quan shok, vëlla dhe duket se thirrja është më personale. Më pas i drejtohet dikujt më të largët, më të papërcaktuar: burrë, hero. Interpretoni kuptimin e vargut: Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!Reflektim dhe vlerësim dijesh11. Subjekti lirik dhe poeti kanë shumë të përbashkëta. Diskutoni mbi elementet autobiografike në këtë poezi. 12. Çfarë ngarkese emocionale shprehin fjalët: Por un s’besoj sonte në fjalët e ksaj bote? 13. Cilat janë tiparet e kësaj lirike të Migjenit që e dallojnë nga lirika tradicionale?Fjala dhe përdorimi i saj 14. Gjeni në tekst figurën stilistike të apostrofës dhe shpjegoni mënyrën se si është ndërtuar ajo. 15. Në strofën e dytë vargjet janë ndërtuar në mënyrë të tillë që krijojnë mes tyre muzikalitet. Cila është figura letrare që e krijon atë?16. Poeti në këtë poezi përdor edhe pyetjen retorike. Gjejeni atë dhe shpjegoni se çfarë roli luan në poezi. 17. Çfarë efekti krijon përmendja kaq e shpeshtë e grupit emëror “pak dritë” në dy strofat e para? Është shenjë e këmbënguljes për të jetuar apo e frikës se mund të mos e shohë mëngjesin që po vjen?Detyra dhe këshilla 1. Gjeni poezi të tjera të Migjenit që trajtojnë tema të ngjashme dhe që karakterizohen nga e njëjta frymë.2. Krahasoni dy tekstet e Migjenit: “Poema e mjerimit” dhe “Një natë pa gjumë”. Ndryshimet më të shumta janë në planin formal apo tematik?145
                                
   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151