Page 15 - Demo
P. 15


                                    Termi ushtarak “avangardë” u përdor për herë të parë nga Bodleri, me ironi dhe përçmim për një grup shkrimtarësh francezë të majtë. Termi përdoret ende për të treguar një lëvizje artistiko-letrare, muzikore, figurative etj., që nga njëra anë i kundërvihet së shkuarës dhe të tashmes, propozon një teori të re artistike, provon ose eksperimenton mjete të reja shprehëse, ndërhyrje pak a shumë radikale në gjuhë, në pikturë e në skulpturë, kurse, nga ana tjetër, paraqet vizionin për shoqërinë ekzistuese dhe për jetën e njeriut, konceptimin e përgjegjësive që duhet të marrë përsipër njeriu, idenë e funksionit social të artit.Avangardat e shekullit XXLetërsia e fillimshekullit XX është periudha e avangardave: ekspresionizmi, futurizmi, dadaizmi dhe surrealizmi. Të gjitha avangardat i kundërvihen natyralizmit dhe dekadentizmit, e konceptojnë artin si aktivitet grupi dhe kanë karakter ndërartistik. Ekspresionizmi (1905-1925) është lëvizja e parë autonome avangardiste e shekullit XX, me qendër Gjermaninë dhe Austrinë, e cila përfshiu letërsinë, pikturën, kinemanë, teatrin, muzikën. Tipare të ekspresionizmit janë: tension shprehës, leksik i rënduar dhe stil i ndërlikuar, sintaksë e thjeshtë, përshkrime groteske, vizione të tmerrshme dhe deformuese të realitetit të ankthshëm dhe tjetërsues. Temat mbizotëruese janë: tjetërsimi i shkaktuar nga qytetërimi kaotik, i vrullshëm e i trishtuar; qyteti i sunduar nga makina; ankthi që shpreh “ulërimën” ekspresioniste; vetmia etj. Slogani anarkist i tyre është kundër kësaj shoqërie, kundër çdo shoqërie. Ulërima e ekspresionizmit ngrihet kundër tmerrit të botës pa paqe e liri, ku njerëzit shfrytëzojnë ose shfrytëzohen, përjashtohen, margjinalizohen dhe shkatërrohen nga mekanizmi i sistemit kapitalist dhe nga lufta. Nga romancierët, u dalluan: F. Kafka, A. Doblin (Berlin-Aleksandërplaz), H. Man(Profesor Unrat) etj.; nga poetët: Xh. Trakëll, G. Ben etj.Futurizmi u zhvillua në tri shtete. Futurizmi italian (1909-1920) është një lëvizje e organizuar me manifeste teorike për letërsinë, muzikën, skulpturën, pikturën, arkitekturën, teatrin. Themelues i tij ishte Filipo Tomaso Marineti (1876-1944). Futurizmi italian, pas fazës simboliste dhe të manifesteve, kaloi në fazën e politizimit të anëtarëve, fazë që i dha fund lëvizjes. Futuristët himnizuan luftën, nacionalizmin, frymën e pushtimit dhe të dhunës, lartësuan progresin, civilizimin industrial, shpejtësinë, fabrikën, makinën. Në planin letrar dhe artistik, në emër të ritmit të jetës, të shpejtësisë së komunikimit, të botës në lëvizje, futuristët shpallën “shkatërrimin e sintaksës”, “imagjinatën pa lidhje”, “fjalët në liri”1. Romancierë futuristë italianë janë: F. T. Marineti (Mafarka futuristi), A. Palaceski (Kodi i Perelasë); poetë: K. Govoni, L. Folgore, etj. Në Francë futurizmi nuk u organizua asnjëherë si lëvizje. Futuristë francezë ishin: G. Apolineri dhe V. de. S. Pua etj. Më i famshmi prej tyre, Apolineri, eliminoi shenjat e pikësimit dhe, përmbajtjen e krijimeve të tij poetike, e shprehte me vizatime ose lojëra grafike. Futurizmi rus (1910-1930) lindi si reagim ndaj simbolizmit. Përfaqësues i tij ishteVladimir V. Majakovskij (1893-1930). Futuristët rusë propozuan një revolucion leksikor dhe sintaksor, respektimin e të drejtave të poetëve, lirshmëri në faqosje etj. Ata bënin thirrje që të çlirohej letërsia nga shkrimtarët e vjetër. Dadaizmi (1916-1920) është avangarda më ikonathyese (refuzon si kultin e modernizmit, ashtu edhe humanizmin). Dadaizmi u teorizua nga poeti 1 Fjalë në liri: 1. vendosja e emrave rastësisht; 2. folja në paskajore; 3. zhdukja e mbiemrit, e ndajfoljes, e shenjave të pikësimit; 4. përdorimi i shenjave të matematikës: / + / x / : / = / > / < /, si dhe i shenjave muzikore. Mynç, \De Kiriko, Pasiguria e poetit, 192613
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19