Page 150 - Demo
P. 150
Letërsia shqipe pas Luftës së Dytë BotërorePËRFAQËSUESIT KRYESORË DHE VEPRAT E TYREKushtet historike, shoqërore dhe politike pas Luftës së Dytë Botërore. Dukuritë letrareLetërsia shqipe e periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore ka një shtrirje të gjatë kohore të lëvrimit të saj. Ajo përfshin një krijimtari letrare, e cila është shkruar nën frymën kontrolluese dhe përjashtuese të realizmit socialist, por edhe letërsinë e dënuar, e të ndaluar të kësaj periudhe, që u botua pas viteve ’90. Në këtë etapë përfshihet edhe krijmtaria e re letrare, që vazhdon të krijohet deri në ditët e sotme, në kushtet e lirisë së shprehjes dhe të komunikimit me lexuesin.Pas Luftës së Dytë Botërore, vendosja e një forme të re qeverisjeje, të bazuar mbi një ideologji përjashtuese dhe të vetme, bëri të detyrueshme mbartjen e realizmit socialist në letërsi, gjë që çrregulloi rrjedhën letrare të kohës. Vendosja e realizmit socialist si një metodë zyrtare e detyrueshme, u bë në mënyrë arbitrare në një terren letrar të lulëzuar. Në vitet '30-'40, letërsia shqipe kishte reflektuar zhvillimin e një sërë stilesh, gjinish letrare të reja që paraqisnin një nivel të lartë artistik. Tradita letrare e para viteve ’44 ofronte vepra, të cilat ishin modele letrare që shfaqnin sa tipare të krijimeve klasike, aq edhe modele të modernitetit. Lëvrimi i një sërë drejtimesh letrare ishte një bazë shumë e mirë për të vazhduar më tej zhvillimin e letërsisë shqipe në mënyrë të natyrshme. Vendosja e sistemit totalitar komunist, menjëherë pas luftës, nuk solli vetëm ndryshime politike dhe sociale, por u shoqërua edhe me trysni dhe presion mbi shkrimtarët në veçanti. Pjesë e këtij sistemi do të ishte edhe instalimi i metodës së realizmit socialist në fushën e letërsisë e të arteve. Kjo doktrinë dogmatike dhe me pasoja asfiksuese për artin dhe letërsinë, nuk ishte kurrsesi zgjedhje e lirë nga krijuesit, por funksiononte si imponuese për ta. Respektimi detyrues i parimeve kanonike të kësaj metode, sigurisht që ideologjizonte dhe skematizonte strukturën dhe përmbajtjen e veprave letrare, duke i kthyer ato në një lloj altoparlanti idesh politike.Të papëlqyeshëm u shpallën poetë dhe prozatorë të njohur: u mohua Konica, Fishta e Koliqi, të cilët kishin krijuar modele të arrira në prozë e poezi. U kritikua dhe pati prirje për ta zhvlerësuar edhe Lasgushin e disa të tjerë, duke kërkuar të fillohej gjithçka nga modelet e politizuara. Në përpjekjen për të zëvendësuar shkrimtarët e traditës që u ndaluan, u paraqitën si modele veprat që vinin nga letërsia sovjetike.Në veprat që botoheshin gjatë kësaj periudhe, nga institucionet e censurës zyrtare kërkohej zbatimi me skrupulozitet në to i partishmërisë komuniste, i luftës së klasave, i përcjelljes së frymës optimiste, të cilën duhej ta dëshmonte prania e domosdoshme e heroit pozitiv. Krijimi i veprës brenda kornizës së kësaj skeme të imponuar, sigurisht që Ernest Koliqi148

