Page 152 - Demo
P. 152
Në këtë situatë të re krijuese, përmes formave të reja dhe efekteve estetiko-emocionale, synohej një liri tjetër në përmbajtje dhe në formë artistike. Fillojnë të ribotohen shkrimtarët e ndaluar të traditës: Gj. Fishta, E. Koliqi, F. Konica, L. Skëndo, E. Haxhiademi etj. Letërsia shqipe e kësaj kohe do t’i ketë të pranishme edhe veprat e disa autorëve, të cilat në vitet e diktaturës komuniste e kishin të pamundur të botoheshin apo të qarkullonin lirshëm. Kjo lidhej me mospajtimin e autorëve, si dhe të veprës së tyre me filozofinë e këtij sistemi politik. Ky do të ishte një akt e guxim i lartë, sa letrar, aq edhe intelektual. Jo pak prej tyre, ky qëndrim do t’u shkaktonte pasoja të rënda, që fillonin me heqjen e së drejtës së botimit dhe shkonin gjer në ekstremin e kufizimit të lirisë, me burgosje. Mes tyre, mund të përmenden veprat dhe dramat jetësore të disa autorëve, si: Kasëm Trebeshina, Visar Zhiti, At Zef Pllumi, Zef Zorba etj. Disa prej tyre do të botojnë krijmtarinë e pabotuar, por edhe vepra të reja të shkruara në një situatë të re. Në këtë periudhë do të botohen edhe veprat e një sërë shkrimtarëve, të cilët e zhvilluan krijmtarinë e tyre letrare jashtë trojeve të Shqipërisë, si: Martin Camaj, Arshi Pipa etj. Pas viteve ‘90, kjo krijimtari njohu botime dhe ribotime të shumta, duke u vlerësuar nga lexuesi dhe duke u bërë pjesë aktive e studimeve dhe vlerësimeve objektive prej kritikës letrare, si një pasuri e vyer kontribuese në thesarin e letërsisë shqipe.Pas viteve ‘90 vazhduan krijmtarinë e tyre, ndonëse në një realitet të ri politik e shoqëror, duke iu përshtatur pa sforcime, madje shpesh me një hov të ri artistik shkrimtarë, si: I. Kadare, D. Agolli, F. Arapi, Xh. Spahiu. Në këto vite do të shkruajë edhe një grup poetësh me moshë të re e koncepte kah moderniteti, që u shfaqën si reagim estetik e ideologjik ndaj traditës letrare socrealiste, por që praraqitën vlera të qenësishme estetike, si është rasti i Mimoza Ahmetit, Ervin Hatibit, Luljeta Lleshanakut etj.Letërsia e kësaj periudhe vjen e pasurohet, si në anën vëllimore, ashtu edhe në nivelin cilësor të saj. Janë të shumta veprat që botohen në gjini e lloje të ndryshme. Tashmë letërsia shqipe funksionon si një sistem i plotë letrar. Nisin të bëhen të njohura mjaft individualitete të spikatura. Lëvrohen përmes veprave të afirmuara, gjithë zhanret letrare, në prozë, poezi e dramë. Po ashtu, në morinë e veprave, shquajnë tematika dhe forma të larmishme stilistike, duke i dhënë letërsisë një diapazon përherë e më të pasur dhe mozaikal në vlerat e saj. Në krijimtarinë poetike lëvrohet poezia lirike, sociale, refleksivo-filozofike, poezia strofike me rimë dhe ajo me varg të lirë, balada, soneti, poema narrative dhe poema sintezë, apo e konceptuar në formë kolazhi. Ka poetë që priren nga modelet realiste At Zef PllumiKasëm Trebeshina150

