Page 153 - Demo
P. 153
e tradicionale, por janë të pranishëm edhe ata që afirmohen si ndjekës të ligjërimeve moderne, me shkallë të lartë abstraksioni dhe me kërkime të pandalura formaliste.Në prozë, krahas tregimit e novelës, rritet numri i romaneve të botuara dhe i cilësisë së tyre. Në këtë kohë do të botohet një numër i madh romanësh, të cilat do të shfaqin një larushi stilesh e përftesash krijuese. Do të ketë gjithashtu afirmimin e vet romani modern, ku narracioni dhe personazhet përthyhen në përroin e ndërgjegjes së shkrimtarit, duke synuar të përcjellin te lexuesi tekste shumështresore. Pra, vendosen në një raport të ri marrëdhëniet tekst-lexues, duke mos mbetur ato pasive, por të konceptuara si një raport veçse i hapur, për të arritur zbulime të pandërprera nëpër tekste (Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Dritëro Agolli).Pas viteve ’90, letërsisë shqipe i krijohet mundësia e komunikimit me gjithë letërsitë e botës. Shkrimtarët shqiptarë shkruajnë dhe përkthehen gjerësisht. Por vepra e I. Kadaresë mbetet nga më të shquarat në letërsinë shqipe. E përkthyer dhe e ribotuar në më shumë se 40 gjuhë të botës, ajo dëshmon një përmasë të lartë humanizmi e moderniteti. Për vlerat e saj të çmuara, ajo tashmë i ka kapërcyer kufijtë e letërsisë shqipe, duke qëndruar përkrah autorëve të letërsive të mëdha botërore. Kadare është vlerësuar nga kritika e huaj si një shkrimtar i vizioneve universale. Letërsia shqipe në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptareVendosja e realizmit socialist si metodë zyrtare në letërsi, pas Luftës së Dytë Botërore, ndodhi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Si produkt i saj janë një varg veprash, të cilat dëshmojnë këtë hibridizim të politikës me artin. Gjithsesi, duhet theksuar se forca e presionit dhe e censurës ishte shumë më e fortë në Shqipëri sesa në Kosovë. Kosova si pjesë e ish-Jugosllavisë, kishte krijuar dhe zbatonte një formë më liberale të qeverisjes. Entet botuese ishin të hapura ndaj botimit të letërsisë perëndimore dhe ndikimit të saj në letërsinë që shkruhej atje në atë kohë. Në këto vise, autorët nuk patën pengesa apo orientime detyruese të natyrës estetike për t’i zbatuar në krijimtarinë e tyre. Kjo rrethanë do të krijonte për ta mundësinë e ndjekjes së modeleve dhe të prirjeve të ndryshme letrare, sipas preferencave e talentit të tyre. Ata ishin të hapur që të njihnin e të aplikonin në krijimtari edhe prirjet më moderne e madje edhe eksperimentale të kohës, të cilat qarkullonin në letërsinë e Fatos Kongoli151

