Page 154 - Demo
P. 154
vendeve të ndryshme evropiane dhe më gjerë. Këta krijues ishin në kontakt me të gjitha botimet e kohës, por ishin në kontakt edhe përmes komunikimeve të drejtpërdrejta me krijuesit e gjuhëve të tjera, nëpër manifestime e aktivitete letrare që zhvilloheshin në vende të ndryshme. Kjo situatë e favorshme për ta, krijonte mundësinë që letërsia shqipe, në tërësinë e saj si sistem letrar, të vazhdonte t’i ruante kontaktet me dukuritë më të reja që shfaqte letërsia, kudo në botë. Janë të njohur për nivelin e shquar të veprave të tyre mjaft autorë, si: Ali Podrime, Azem Shkreli, Anton Pashku, Din Mehmeti, Murat Isaku, Rrahman Dedaj, Beqir Musliu, Zejnulla Rrahmani etj. Letërsia shqipe në diasporëLetërsia e sotme shqipe e diasporës përfshin letërsinë arbëreshe, e cila vazhdon të krijohet prej disa shekujsh në Itali, si dhe letërsinë shqipe në mjaft vende të tjera, si: Gjermani, ShBA, Greqi, Zvicër etj. Në këto e të tjera vende anembanë botës ku jetojnë e punojnë shqiptarë, vërehet një shtim i madh i numrit të botimeve letrare në shqip, sidomos në dy-tri dekadat e fundit. Kjo ka ardhur prej emigrimeve ekonomike të shumë shqiptarëve, mes të cilëve, nuk mungojnë edhe jo pak talente nga fusha e letërsisë.Po ashtu, edhe letërsia arbëreshe vazhdon të jetë vitale, duke i vijuar më tej traditat e njohura deradiane. Ajo vazhdon ta pasurojë letërsinë shqipe me trajta origjinale të një bote e të një dialekti historik të shqipes. Atje shndërrijnë gjurmë të historisë e të kujtimeve të hershme të shqiptarëve, të shpërngulur në rrjedhë të shekujve dhe të vendosur jashtë trojeve të të parëve të tyre. Ato vepra arrijnë të sjellin në letërsinë shqipe edhe ndikime prej kulturës e letërsisë së pasur vendase, italiane. Kështu që letërsia shqipe, përmes kësaj dege përherë të blertë e vitale të saj, ka mundur të ruajë kontaktet e të pasurohet me motive dhe modele stilistike të frymës evropianoperëndimore. Mes krijuesve të kësaj hapësire letrare, mund të përmenden një varg autorësh, si: Françesko Solano, Lluka Perrone, Vorrea Ujko, Xhusepe Skiro di Maxhio, Agostino Xhordano, Kate Zukaro etj.Pikërisht prej larmisë së hapësirave kulturore prej nga vijnë krijimet letrare, kjo letërsi është mjaft e pasur, si në anën vëllimore, ashtu dhe në larminë stilistike të saj.Kjo letërsi trashëgoi prej traditës vlera të çmuara në poezi dhe në prozë. Por këto vlera të shquara të traditës disashekullore nuk do t’ia kufizonin asaj horizontin e çeljes së rrugëve të reja letrare. Përkundrazi, krijuesit e kësaj periudhe do t’i përcillinin arritjet e shquara të kësaj tradite me ndjenjë të lartë vlerësimi, por edhe përgjegjësie e nxitjeje për të kërkuar e krijuar vlera të reja e sa më origjinale letrare.Anton PashkuFrançesko Solano152

