Page 155 - Demo
P. 155
Studim teksti1. Shpjegoni rrethanat në të cilat është zhvilluar letërsia shqipe pas Luftës së Dytë Botërore.historiko-politike_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________shoqërore_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________2. Çfarë qëndrimi u mbajt ndaj një pjese të madhe të letërsisë shqipe të traditës? Përmendni emrat e disa shkrimtarëve të cilët u ndaluan? Po të ndonjërit që u keqinterpretua? 3. Si ndikoi në anën cilësore dhe sasiore metoda e realizmit socialist në letërsinë shqipe? 4. Klasifikoni autorët e letërsisë shqipe (të kësaj periudhe) sipas vendeve ku jetuan e zhvilluan veprimtarinë e tyre letrare.Emri i shkrimtarit Vendi Shqipëri Kosovë Vise të tjera shqiptare Diasporë 5. Radhitni një sërë shkrimtarësh, të cilët ndonëse krijuan në periudhën e realizmit socialist, me veprën e tyre dolën jashtë kritereve të ngurta të metodës zyrtare. 6. Analizoni rrugën e zhvillimit të letërsisë shqipe përgjatë kësaj periudhe:• dukuritë letrare që u shfaqën gjatë kësaj periudhe: ________________________________________________ • veçoritë kryesore të letërsisë shqipe gjatë kësaj periudhe: o në Shqipëri: ________________________________________________ o në Kosovë: _________________________________________________ o në diasporë:________________________________________________ 7. Si u zhvillua letërsia pas Luftës së Dytë Botërore, në Kosovë? A u detyruan shkrimtarët e Kosovës të shkruanin sipas metodës së realizmit socialist?8. Pas viteve ’90 u botua një numër i madh veprash letrare. Klasifikoni shkrimtarët që u botuan pas ndryshimeve politike.a) ________________________________________ c) ________________________________________b) ________________________________________ d) ________________________________________9. Lexoni poezinë “Ti do t’më dashurosh patjetër” të Fatos Arapit (Nga libri Duke dalë prej ëndrrës, 1989) për të analizuar lirshmërinë formale dhe tematike të kësaj poezie krahasuar me poezinë skematike të realizmit socialist. 10. Lexoni poezinë “Bukuria” të Ali Podrimes që është një nga poezitë e para të autorit, botuar më 1960. Pas çdo pengese, heroi lirik bie në dëshpërim vajtues. Si e tejkaloi ai këtë gjendje të rëndë: përmes pritjes pasive apo kërkimit të pandalur? Ç’kuptim përcjell metafora e përshfaqjes së “dritës”? Vlerësoni se përmes cilave rrethana erdhi ajo dritë. 153

