Page 156 - Demo
P. 156
Dritëro Agolli Jeta dhe vepraDritëro Agolli hyri në letërsinë shqipe në fillim të viteve ’60, duke u bërë shpejt një nga figurat më të rëndësishme të saj. Ai është autor i një krijimtarie të gjerë e të larmishme. Një poet me individualitet të rrallë, një lirik i madh, sa popullor në dukje, po aq edhe meditativ e filozofik. Ai me vargun e tij solli risi në poezinë shqipe, por duke e parë gjithmonë letërsinë popullore si një model. Poezia e tij karakterizohet nga spontaniteti, gjallëria, prania e ngjyrave. Agolli është edhe prozator i madh, me një rrëfim të veçantë, mjeshtër i detajit jetësor, që nëpërmjet një gjuhë artistike që e karakterizon humori dhe zhdërvjelltësia ka krijuar modele të jashtëzakonshme. Ai është një romancier i shkëlqyer, si dhe autor i dhjetëra novelave dhe tregimeve.Momentet kryesore të jetësDritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në Menkulas të Devollit. Përjetoi pushtimin nazifashist të vendit dhe luftën partizane për çlirimin e tij. Gjatë kohës së luftës luan dhe rolin e korrierit për çetat partizane. Kjo eksperiencë dhe kujtimet prej saj do të jenë një burim i vazhdueshëm, prej të cilit shkrimtari do të marrë vazhdimisht subjekte, motive për krijimtarinë e tij letrare. Gjashtëmbëdhjetë vitet e para i kaloi në fshatin e tij të lindjes, në Menkulas, prania e të cilit do të ndihet në veprën e tij. Në krijimet e Agollit, fshati dhe mjedisi i tij do të jenë të përhershëm. Veçanërisht në poezi motivet e marra nga fshati, përshkrimet e natyrës dhe të njerëzve që jetojnë atje, do të jenë nxitje e marrë prej vendlindjes. Krijimet e para Agolli do t’i botojë gjatë kohës që ndiqte gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Në vitin 1952, Agolli fillon studimet në fakultetin filologjik të Shën Petërburgut (atëherë Leningrad) për Letërsi dhe Gazetari. Njohja shumë e mirë e letërsisë ruse do të vihet re edhe në ndikimin e poezive të tij nga poetët rusë, si: Lermontovi, Esenini, Pushkini etj.Pasi kthehet prej studimeve, ai emërohet të punojë në të përditshmen “Zëri i Popullit”. Puna si gazetar i dha mundësinë të udhëtonte nëpër gjithë Shqipërinë, të binte në kontakt me njerëz të ndryshëm, të mësonte historitë dhe problemet e tyre. Këto eksperienca do të shërbejnë si materie e pasur jetësore për një sërë krijimesh letrare. Agolli u bë pjesë e letërsisë shqipe në vitet ’60, në një kohë kur artit i ishin përcaktuar rregulla dhe norma të ngurta, të cilat kërkonin ta kthenin letërsinë në funksion të ideologjisë dhe shkrimtarin militant partie. Me një kërkesë të tillë përballej çdo artist dhe kush më shumë e kush më pak i nënshtrohej kritereve të dogmës zyrtare. Në vitin 1972 ai del profesionist i lirë, si shkrimtar, dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, deri në vitin 1990. Agolli do të botojë një sërë vëllimesh poetike, në të cilat shfaqen në mënyrë të Pikërisht më datën 13 tetor 2016, shkrimtari ynë i shquar, Dritëro Agolli kishte 85-vjetorin e lindjes. Me atë rast, bashkë me mikun, Kaim Murtishi, i ardhur posaçërisht nga qyteti i Strugës, bëmë një vizitë urimi në shtëpinë e tij. Për këtë ngjarje dhe kujtim të paharruar, me Dritëroin dhe bashkëshorten, Sadijen, bëmë disa fotografi.Murat Gecaj154

