Page 157 - Demo
P. 157


                                    pashmangshme tiparet e metodës së realizmit socialist. Vepra me e rëndësishme idealizuese dhe njëherësh me ë angazhuar e tij është poema “Nënë Shqipëri”. Ndërmjet tyre, ndonëse “shkrimtar zyrtar”, falë talentit krijues origjinal dhe lirisë së brendshme, Agolli krijon edhe poezi të cilat janë jashtë ngurtësimeve ideologjike. Kjo liri e brendshme e Agollit është më e fortë në prozën e tij tregimtare. Në vitin 1991, duke u mbështetur në talentin e tij artistik, në aftësinë për t’u orientuar estetikisht, duke u mbështetur vetëm në parimet universale, ai lë mënjanë ndikimet ngushtuese dhe shterpë të metodës së realizmit socialist dhe hap një etapë të re në krijimtarinë e tij.Dritëro Agolli u nda nga jeta më 3 shkurt 2017.Veprimtaria shoqërore dhe politike e AgollitNë periudhën 1957-1972, Agolli ka punuar si redaktor dhe gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i Popullit”. Reportazhet e tij gjatë kohës që punonte si gazetar janë përmbledhur para viteve ‘90 në një vëllim të veçantë. Si në çdo gjini tjetër të krijimtarisë letrare, edhe këtu Agolli tregon një finesë të veçantë dhe një mjeshtëri të rrallë. Agolli, për shumë vjet (1973-1992), ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ky pozicion i tij ka bërë që shpesh të diskutohet mbi raportin e tij me ideologjinë dhe shtetin e diktaturës komuniste. Realizmi socialist zgjati një periudhë të gjatë në letërsi dhe ndikoi negativisht në të gjithë artistët e asaj kohe. Agolli, në momente të rëndësishme kulturore dhe politike, ka shfaqur intuitën për t’u orientuar dhe për të mbajtur qëndrime progresive. Një rol aktiv, progresiv do të mbajë Agolli edhe në fillim të viteve’90, kur shoqëria shqiptare po kalonte në procesin transformues të dhimbshëm të saj nga diktatura në demokraci. Ai do të ketë aftësinë orientuese për të kuptuar nevojën e domosdoshme të transformimit total të shoqërisë shqiptare, të politikës dhe të kulturës. Agolli ka qenë deputet në parlamentin pluralist shqiptar për periudhën 1992-2001. Si deputet, ai tha fjalën e tij për reformimin e shoqërisë shqiptare. Shprehu nevojën për analizë, kritikë, të së shkuarës dhe domosdoshmërinë për reformim të tërë shoqërisë shqiptare. Modeli i shkrimtarit që është pjesë aktive e politikës është i njohur në letërsinë shqipe. Shkrimtarët shqiptarë në kohë të ndryshme ishin njerëzit më të angazhuar në sferën sociale dhe politike. Risitë që solli Agolli në letërsinë shqipeDritëro Agolli bashkë me I. Kadarenë, F. Arapin dhe disa krijues të rinj, do të bëhen në fillim të viteve ’60 pjesë e një debati të gjerë letrar. Në debatin e gjerë traditënovatorizëm, Agolli do të jetë pjesëmarrës aktiv i tij dhe do të shpallet publikisht mbështetës i poezisë së re. Ai do të këmbëngulë në promovimin e një poezie të Ky libër (“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”), jashtë shtigjeve të rrahura, na sjell ngazëllim që na përtërihet vazhdimisht. Ai të kujton “Revizorin” e Gogolit, me ofendimet me humor që patën dashur Volteri apo Didëroi. Emri i komunizmit nuk ka nevojë që të shprehet. Një demaskim do të ishte më brutal dhe në të vërtetë më i lehtë. Këtu gjithçka është ironike, e balancuar për bukuri, por pa krahë. Dhe dinamiti mbulohet me petale. Një autor që meriton një famë evropiane. Alen Boske, (“Le Figaro”, 26 korrik 1990)Vendlindja e Agollit155
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161