Page 158 - Demo
P. 158
re jo vetëm nëpërmjet shembullit që ofronin poezitë e tij, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me fjalën dhe mendimet e tij të shprehura publikisht. Ai shfaqet kritik ndaj mbizotërimit të frymës epike tradicionale dhe patriotizmit retorik. Ai vlerësonte dhe u ndikua nga vjershërimi i letërsisë popullore dhe i shkrimtarëve të traditës si Naimi, por e ripërtëriu vargun dhe e mbushi me risi. Dritëro Agolli solli në poezi ndjeshmëri e figuracion të ri, duke e përtërirë sistemin e vjershërimit dhe të figuracionit.Agolli futi në poezinë e tij të zakonshmen, normalen, të rëndomtën, atë që nuk duket poetike në pamje të parë. Ai poetizon punën e bujkut dhe të blegtorit, poetizon dashurinë në natyrë, por edhe në një ambient industrial, poetizon bukurinë e kafshëve dhe të bimëve në natyrë, si dhe praninë e njeriut në të. Poezia e Agollit zgjeron kufijtë e tematikës dhe të hapësirave që përfshin. Ai krijon kultin e vendlindjes dhe kultin e poezisë. Zgjerimi i tematikës, thjeshtësia e artikulimit, janë ato që e shpëtojnë një pjesë të madhe të krijimtarisë poetike të Agollit nga ideologjizimi dhe angazhimi. Krijimtaria e Dritëro Agolli në thelbin e vet është liriko-epike, ndryshe nga ajo tradicionale, që karakterizohej nga nota të forta epike dhe himnizuese. Dritëro Agolli e kaloi poezinë shqipe nga sintetizuese e shqetësimit të përgjithshëm te shqetësimet e individit. Ai pasqyron problemet, dramat e mëdha të kombit, por edhe vibrimet ndjesore, shqetësimet, dhimbjet vetjake të individit. Ai sjell në letërsinë shqipe poezinë e unit të fortë, por edhe aftësinë e gërshetimit të unit me ne-në e brezit, grupit, tërësisë. Në prozat e tij, Agolli do të godasë fenomene dhe dukuri të cilat janë universale, përtej kohës dhe etiketimeve politike, si: dembelizmi, servilizmi, paaftësia, hipokrizia etj.Si asnjë shkrimtar tjetër para Agollit, në tregimet e vëllimit “Zhurma e erërave të dikurshme” (1964), shkrimtari ka krijuar rrëfime, me qasje e këndvështrime që nuk respektojnë rregullat e realizmit socialist. Agolli në prozën e tij do të krijojë personazhe jo tipike që paraqiten bashkë me cenet e tyre, duke iu shmangur skemës për heroin tipik pozitiv. Agolli do të sjellë në letërsinë shqipe tipin e romanit satirik: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, të pashkruar më parë, ku tragjikja dhe komikja shkrihen bashkë. Takim me studentë156

