Page 16 - Demo
P. 16


                                    rumun Tristan Cara (1896-1963) dhe u themelua në Zyrih ku mblidheshin artistë dhe intelektualë pacifistë me kombësi të ndryshme. Dadaistët u rebeluan ndaj çdo gjëje dhe ndjenë neveri për “historinë, luftën, logjikën, moralin e zakonshëm, nderin, atdheun, familjen, artin, krahinën, lirinë, vëllazërinë, të gjitha konvencionet e shoqërisë”. Për T. Carën: “Arti nuk është një gjë serioze”. Në mënyrë provokatore dhe skandaloze, dadaistët prezantuan si “vepra arti”: një lëmsh spango, një rrotë biçiklete, Xhokondën e Leonardos me mustaqe etj. Dadaizmi përfundoi nga sëmundja që e krijoi: një protestë pa propozim. Ai mbetet një dokument i jetës kulturore evropiane mes dy luftërave që ushtroi ndikim në avangardat e tjera. Dadaistë ishin: francezët André Breton, Lui Aragon, Hans Arp; gjermani Hugo Boll; amerikani Marsel Dysho; spanjolli Frensis Pikabia.Surrealizmi (1919) lindi si revoltë kundër racionalizmit dhe si nevojë për të shprehur realitetin superior të nënvetëdijes në mënyrë të lirë e të menjëhershme. Themeluesi i surrealizmit ishte A. Breton (1896-1966), i cili në vitin 1924 botoi Manifestin e Parë të Surrealizmit. Slogani i surrealistëve ishte: Njeriu duhet të çlirohet. Dhe në këtë proces të çlirimit të njeriut, arti kishte një rol të madh dhe të pazëvendësueshëm. Për Bretonin, arti ishte shumë serioz. Pika referimi të surrealistëve A. Breton, L. Aragon, P. Elyar, F. Supo etj., ishin simbolistët francezë dhe psikanaliza e Frojdit. Duke u mbështetur te teoria e tij, surrealistët kërkuan të dëgjonin zërat që vijnë nga ajo pjesë e njeriut që nuk kontrollohet nga censurat, nga racionalizmi dhe oportunizmi. Vëmendja e tyre u përqendrua tek: ëndrrat, sonambulizmi, deliri, kapja e mendimeve ashtu si ato rrjedhin nga burimi dhe ashtu si janë para se arsyeja, morali dhe frika sociale të rendin për t’u vënë frerët e tyre. Maks Ernst, Ilustrim për veprën e Pol Elyarit, 1922Gijom Apoliner, Kaligram, Poemë 22, 1915Të drejtat e poetëve futuristë rusë1. Të pasurojnë fjalorin me leksik arbitrar dhe neologjizma.2. Të urrejnë gjuhën e përdorur para tyre. 3. Të refuzojnë me tmerr vendosjen në ballin e tyre të kurorës së lirë.4. Të këmbëngulet në përdorimin e fjalës “ne”.14
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20