Page 160 - Demo
P. 160


                                    Të shumta në krijimtarinë e Agollit janë edhe poezitë me tematikë dashurinë, e cila shpërfaqet si një forcë jetësore, e ëmbël, e brishtë, ndonjëherë që sjell edhe trishtim. Në krijimtarinë poetike të Agollit vihet re ndikimi nga letërsia gojore, që vërehet në përjetimin e botës në endjen e mendimit, në zbulimin poetik të mentalitetit shqiptar, në huazimin e shprehjeve poetike, frazeologjisë, në përdorimin e herëpashershëm të ligjërimit bisedor, në leksikun tipik etj. Dritëroi lëvroi kryesisht vargun e rregullt, të rimuar, me muzikalitet të përsosur dhe për këtë shfrytëzonte edhe vargëzimin popullor. Vargjet e tij janë me rimë, ritëm dhe plot muzikalitet. Në poezinë e Agollit të periudhës pas viteve ’90 vërehet një lloj trishtimi për rininë e ikur, për pleqërinë, për motivin e trishtimit ekzistencial, madje edhe për vdekjen. Në këtë periudhë tematikës së shkrimtarit i shtohen edhe tema të tjera, të cilat kishin lidhje me përmbysjet dhe transformimet e mëdha sociale, me mëdyshjet e shkrimtarit për atë që kishte shkuar, për idealet e tronditura etj. Pas viteve ’90 Agolli do të botojë vëllimet poetike: “Pelegrini i vonuar” (1993), “Lypësi i kohës” (1995) dhe “Vjen njeriu i çuditshëm” (1996), menduar si triptik, si dhe: “Lutjet e kambanës” (1998), “Fletorka e mesnatës” (1999) dhe “Gdhihet e ngryset” (2000). ProzaVëllimi me tregime “Zhurma e erërave të dikurshme” (1964), është vepra më e hershme në prozë e Dritëro Agollit. Ky vëllim u prit keq nga kritika zyrtare dhe u hoq nga qarkullimi (1965). Një pjesë e këtyre tregimeve u ribotuan në fund të vitit 1980 në librin me tregime “Njerëz të krisur”. Këto tregime janë të mbushura me personazhe jo  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dekoron Dritëro Agollin për kontributin e çmuar në letërsinë shqipe, si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës. 158
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164