Page 162 - Demo
P. 162


                                    Drama Dritëro Agolli lëvroi poezinë, prozën, por edhe llojin letrar të dramës. Madje dramat “Baladë për një grua” dhe “Mosha e bardhë” u qortuan për “kundërvajtje ideologjike” dhe “gabime ideore” nga kritika zyrtare e kohës. Ata u vunë në skenë, por u ndaluan pas shfaqjeve dhe janë zhdukur si tekste. Agolli ka shkruar edhe dramën “Fytyra e dytë”, e cila gjithashtu u ndalua dhe u ruajt pjesërisht. Studim teksti1. Përmendni momente të jetës dhe veprimtarisë shoqërore e politike të Dritëro Agollit, që kanë ndikuar në krijimtarinë letrare. 2. Ndërtoni profilin e Dritëro Agollit duke evidentuar fushat e veprimtarive dhe kontributin në këto veprimtari.3. Klasifikoni veprat e Agollit sipas llojeve dhe gjinive letrare të lëvruara prej tij. Renditni titujt e veprave të autorit sipas klasifikimit të realizuar më parë. 4. Vepra e Agollit sjell risi në letërsinë shqipe si në vitet ’60, po kështu edhe në letërsinë e pas viteve ’90. Përshkruani karakteristikat e krijimtarisë në të dyja periudhat dhe krahasojini ato për të evidentuar dallimet mes tyre.Letërsia në vitet ’60 Letërsia pas viteve ’905. Shpjegoni simbolikën e tokës në krijimet poetike të Agollit.6. Ç’vend zë atdheu dhe historia në krijimtarinë në vargje ?7. Në poezitë e Agollit janë të dukshme notat lirike. Si ndërtohet heroi lirik i Agollit?8. Përmendni disa prej elementëve që tregojnë ndikimin e Agollit nga krijimtaria popullore:9. Vëllimi me tregime “Zhurma e erërave të dikurshme” (1964), është vepra më e hershme në prozë e Dritëro Agollit. Ky vëllim u prit keq nga kritika zyrtare dhe u hoq nga qarkullimi. Cilat janë arsyet e një qëndrimi të tillë ndaj këtij vëllimi me tregime?10. Romani “Komisari Memo” është vepra e propaganduar si model i romanit të realizmit socialist. Cili është personazhi i këtij romani që del nga skema e personazheve të realizmit socialist?11. Një roman i rëndësishëm i Agollit është “Arka e djallit”. a) Çfarë lloj romani është “Arka e djallit”? _______________________________________b) Kur nisi ta shkruante dhe kur e botoi Agolli atë? ______________________ c) Si do ta quante vetë autori këtë roman? _________________________________________d) Pse? ________________________________________________________________________12. Ku qëndron tragjizmi në romanin “Arka e djallit”? Çfarë mjetesh përdor Agolli për ta pasqyruar këtë gjendje? 13. Agolli ka shkruar në prozë dhe në poezi. Si mendoni ju: Agolli do të mbetet në letërsinë tonë si poet apo prozator? Argumentoni përgjigjen tuaj.160
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166