Page 165 - Demo
P. 165
Në këtë roman asgjë nuk është ashtu siç duket: ndryshe flitet, ndryshe veprohet, madje ndryshe mendohet dhe thuhen gjërat. Zylo kërkon të krijojë imazhin e nëpunësit model, të atij që është i parapërcaktuar për t’u ngritur lart. Për të krijuar këtë figurë ai ribën edhe të shkuarën e tij dhe të familjes së tij. I vesh babait të tij heroizma të pabëra kurrë, por zbukuron dhe të tashmen, djalit të tij Diogjenit i vesh talentin e gjeniut, si për t’i bindur të tjerët që gjenet e tij kanë diçka prej gjeniu të lindur. Zylo ka krijuar një maskë të tijën, e cila është shumë ndryshe nga fytyra e tij reale. Për Zylon, kur e sheh sa mundohet për t’u hequr ai që nuk është, në ndonjë moment të vjen dhe keq, por vjen një moment që karakteri i tij bëhet problematik, gjë që sjell edhe gabime të mëdha. Zylo fillon ta identifikojë veten me shtetin, fillon të shfrytëzojë privilegjet e postit, madje ai bëhet “i tundshëm” para Kleopatrës provokatore.Zylo bie nga pushteti për dy arsye: e para, sepse ai është i paaftë dhe, e dyta, se ai u ngrit aty ku u ngrit duke shfrytëzuar aftësitë e të tjerëve. Zylon e qarkullojnë në bazë, në prodhim, por ai nuk e pranon humbjen, ai sërish vazhdon të mos e trajtojë uljen në detyrë me sy objektiv. Me Zylon, Agolli ka krijuar tipin universal të zyrtarit të paaftë e brutal me vartësit dhe servil e megaloman me shefat. Autoironia në figurën e DemkësRrëfimi i ngjarjeve realizohet nga Demka që është në një lidhje të ngushtë me Zylon. Në këtë mënyrë, në romanin e Agollit kemi të përfshirë një shkrimtar i cili do të rrëfejë kujtimet e tij. Demka i është nënshtruar fatit të një nëpunësi të vogël që tani bën raportet për shefat, madje i duhet të bëjë edhe diskutimin me kritika për raportin që ka bërë vetë. Ai është në pjesën e pasme të skenës së luftës për pushtet. Ai e sheh luftën për poste që ndodh në institucionin ku punon, por nuk është në gjendje të bëjë asgjë për të ndryshuar diçka. Ai ka një mall të madh për kohën e shkuar kur shkruante tregime e artikuj dhe ndihet keq për fatin e tij si shkrues fjalimesh e kumtesash për të tjerët. Ai sheh se si ata që shfrytëzojnë punën e tij bëhen të suksesshëm, e ndjen se talenti i tij ka filluar të zbehet, por nuk është aq i fortë sa të kundërshtojë. Ai i betohet vetes dhe gruas se nuk do të shkruajë më fjalime, por sapo dikush i kërkon të bëjë një të tillë ,ai pranon dhe vuajtja fillon ta kaplojë. Në këtë luftë që bën me veten, ai vazhdon t’u shërbejë të tjerëve: “kërrus shpinën me krenari”. Me veprimet dhe punën e tij, ai bëhet si një zgjatim i Zylos duke i shërbyer atij me vetëmohim. Vjen një moment që Zylo dhe Demka bëhen të pandashëm, madje duket se mes tyre ka edhe një lloj besnikërie dhe mirëdashje të dallueshme. Demka i nënshtrohet pushtetit të karriges dhe nuk është në gjendje të bëjë atë që i sjell kënaqësi dhe që do ta dallojë si individualitet. Ai i nënshtrohet pushtetit të shefit të tij dhe bëhet skllav duke i shërbyer atij që s’ka derdhur kurrë djersë, por bëhet edhe servil, gjë që duket në sjelljen dhe mënyrën se si i drejtohet me “shoku” kudo dhe kurdo. Demka është modeli i një njeriu që nuk e përdor talentin e tij në krijime të vlefshme, siç janë krijimet artistike, por në fjalime e raporte shterpë me të cilat të tjerët ndërtojnë karriera të gënjeshtra. Agolli ka krijuar dy personazhe për të cilët lexuesi nuk mund të ketë një qëndrim të prerë dhe të ngurtë, sepse ata janë personazhe komplekse për të cilët herë të vjen keq e herë ndjen neveri e dëshirë për mospërfillje. Demka, ndonëse ka kohë që nuk shkruan më letërsi, në thellësi të tij e ka nuhatjen e 163

