Page 166 - Demo
P. 166


                                    shkrimtarit, sepse ai vazhdimisht e imagjinon se si do të ishin skenat jetësore si pjesë e një krijimi letrar. Ky rrëfim mendohet se është shkruar nga Demka pasi i është kthyer të shkruarit.Demka fillon të shkruajë sërish, i nxitur nga jeta e tij, nga ata që e rrethojnë, nga situatat tragjikomike ku përfshihet. Ai fillon të shkruajë dhe kjo mund të konsiderohet si një shpëtim nga deformimi i karakterit.Për të krijuar një imazh të qartë të institucioneve shtetërore burokratike, Agolli në bashkëpunim me Zylon dhe Demkën ka krijuar edhe disa figura të tjera po aq qesharake, si: Shemshedini, rivali i Zylos, Shoku Q., Araniti, Bakiri etj. Karakteri i Zylos nuk është i vetmi që përqeshet në roman. Të paaftë, fodullë, të tjetërsuar shfaqen edhe personazhet e tjera të romanit që punojnë në institucionet zyrtare. Të paaftë paraqiten edhe shoku Shemshedin i cili dëshpërohet kur nuk e caktojnë për të lexuar fjalimin e përgatitur nga Demka, edhe shoku Q. i cili i kërkon gjithashtu t’ia shkruajë diskutimet Demka dhe ngre në detyrë Zylon sepse i pëlqen nënshtrimi dhe servilizmi i tij. Zyloja, Shemshedini dhe shoku Q. janë të paaftë. Ata tjetërsohen si njerëz sepse duan domosdoshmërish t’i mbijetojnë gjithçkaje e të ruajnë pozitën e tyre në pushtet. Ata nuk e vuajnë tjetërsimin e tyre, mjafton të mbijetojnë. Lexuesi duke u njohur me këto personazhe bëhet kurjoz të dijë nëse këto personazhe janë të tilla apo i bën një lloj shteti i caktuar. Ndoshta sistemet shtetërore të këtij lloji i pëlqejnë më shumë njerëzit e paaftë, që s’kanë skrupuj, që për interes të tyre shkelin mbi këdo. Shteti që përshkruan Agolli është ndërtuar në mënyrë të tillë që, për ta mbajtur nën kontroll situatën, bën që të tërë të kenë frikë nga dikush: Demka ka frikë nga shefat e tij, Zylo, shoku Q., por edhe Zyloja ka frikë nga shefat e tij që kanë frikë nga diçka më e madhe, që është hija e shtetit. Figura interesante janë edhe dy kritikët, Mitro Karapataqi dhe Zaim Avazi, të cilët lëvdojnë në sy gjithkënd që ka një post, por i shajnë të gjithë pas shpine dhe u kthejnë kurrizin sapo t’u shkasë këmba.Në letërsinë shqipe, edhe para Agollit ishte goditur burokracia, por në një mënyrë shumë skematike. Në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” shkrirja e tragjizmit dhe komizmit i kishte dhënë veprës një dimension krejtësisht të ri. Personazhet e Agollit janë larg çdo lloj skematizmi. Rënia e Zylos nuk vjen sepse maska e tij zbulohet, as sepse shoqëria dhe shteti kuptojnë mungesën e vlerave të tij, por sepse klani i Shemshedinit, ish-kundërshtarit të tij të vjetër bëhet i fortë dhe rikthehet nën emërtimin e “njeriut të bazës”...Romani ka në qendër të tij temën e luftës kundër mediokritetit, paaftësisë, servilizmit, hipokrizisë që ngërthen shoqërinë dhe bëhet pengesë për vlerat e vërteta të saj. Ngjarjet zhvillohen gjatë periudhës së komunizmit, por tema mbetet universale, përtej kohës. Shfrytëzimi i punës së tjetrit për lavdinë e vetes, është një temë e cila është vazhdimisht e pranishme në letërsinë botërore. Fenomenet dhe dukuritë e lartpërmendura janë të këqija të përhershme që e shoqërojnë shtetin që nga krijimi i tij.Romani i Agollit ka tiparet konkrete të kohës dhe vendit ku dhe kur zhvillohen ngjarjet, por stili dhe tema që trajton e bëjnë veprën të lexohet dhe të pëlqehet jashtë kohës që është shkruar dhe në vende të tjera, në gjuhët e të cilëve është përkthyer. Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” është një nga veprat më të përkthyera dhe më të vlerësuara në letërsinë shqipe. Ai është përkthyer në frëngjisht, rusisht, bullgarisht, greqisht, gjermanisht etj. 164
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170