Page 167 - Demo
P. 167


                                    Elementet e komikes në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”Në romanin që Demka shkruan, ai do të ironizojë Zylon, por do të ironizojë edhe veten. Demka në historitë që rrëfen shpesh i bën vlerësime të larta Zylos, e sheh atë si një njeri të madh e të rëndësishëm, pavarësisht se në këtë mënyrë vetë del veçse si një zyrtar servil. Në shumë situata duket se Demka ka si qëllim vetëm t’i bëjë qejfin shefit të tij. Në këtë mënyrë, vepra e tij e bazuar në kujtime i përmbahet formës së ironisë si lëvdatë për të sharë. Ai e lëvdon atë gjithë kohën, duket sikur mrekullohet me veprimet e tij, me inteligjencën dhe aftësitë e tij, por e gjitha kjo është në pozita përqeshëse. Zylo ngrihet në pushtet për hir të fjalimit të Demkës, për leximin e të cilit u zgjodh për arsye qesharake “e ka zërin më të mirë”, “lexon më bukur”.Demka është vartësi më i zellshëm i Zylos, që e ndjek nga pas dhe i shërben me besnikëri. Demka e sheh paaftësinë dhe butaforinë e sjelljes së shefit të tij, por vazhdon ta ndjekë nga pas, edhe sepse nuk di ç’të bëjë në një shoqëri të tillë. Demka luan rolin e naivit, sikur nuk e di as vetë që po tallet me Zylon. Hiqet sikur nuk e di se çfarë pasojash ka rrëfimi i tij në shpërfaqjen e figurës së Zylos. Ai e di që nëpërmjet këtij rrëfimi do të dalë dhe vetë imazhi i tij si i një njeriu pa forcë karakteri, por në fund të fundit, të shkruarit e shpëton atë. Të shkruarit e kujtimeve të tij e bëjnë atë të kuptojë dhe të demaskojë Zylon por edhe veten e tij, të kuptojë sa poshtë kishte rënë. Ai e pohon paaftësinë e tij për të kundërshtuar: Unë nuk isha mësuar të kundërshtoja mendimet e eprorëve të mi. Vetëdija ime ende ishte e paformuar. Guximi im qytetar ishte ndryshuar. Energjitë e mia ishin derdhur në raportet. Ai nuk e gjykon hapur Zylon, karakterin dhe veprimet e tij. Ai i jep sjelljet e tij me objektivitet, duke lënë lexuesin të kuptojë ironinë e rrëfimtarit. Gjithçka që Zyloja e bën me madhështi, në rrëfimin e Demkës kthehet në estradë dhe parodi të “shkëlqimit” të pretenduar.Demka, përtej goditjes së figurës së Zylos, konformizmit të tij dhe paaftësisë për të kundërshtuar punën që bën, godet gjithë burokracinë në aparatet shtetërore, në çdo kohë dhe në çdo sistem. Ironizon njerëzit e paaftë që s’bëjnë asgjë, por hiqen se bëjnë shumë, njerëzit e paditur që hiqen se dinë shumë, njerëzit e prapaskenave, servilët, lajkatarët, por dhe ata të cilët, ndonëse të talentuar, nuk merren me atë që dinë të bëjnë më mirë, me atë që ndihen produktivë. Ata u nënshtrohen rrethanave, si Demka që tregon dobësi karakteri kur lejon të tjerët të shfrytëzojnë punën e tij. Demka nga njëra anë tregohet i dobët dhe i pazoti të shfaqë dinjitetin e tij individual, por nga ana tjetër Zylo është ai i cili e shfrytëzon këtë dobësi të tij. Demkën nuk e detyron njeri me forcë, por ai ka pranuar i imponuar nga situatat. I pëlqen kur sheh veten pranë atyre që kanë pushtet dhe pozitë. Pranë tij qëndron edhe figura e Aranitit, i cili ndryshe prej tij nuk pranon të serviloset dhe as të përdoret nga të tjerët. Demka e ndjen se të shkruarit e fjalimeve dhe raporteve e kanë metamorfizuar dhe ai ndihet i frikësuar se edhe mund të ketë humbur talentin e dikurshëm. Kam frikë se mos i mbush kapitujt me fraza raportesh, – thashë dhe u rrëqetha. Rrëfyesi Demkë sikur i bën autopsi vetes dhe figurave të tjera qendrore, pa e fshehur deformimin e vet. Ai shpesh ironizon veten me veprimet e tij, por edhe me mosveprimet që vinin si mungesë guximi dhe mosprishje rehatie. Humori me të cilin është përshkruar Demka të bën të kuptosh se Demka nuk është vetëm viktimë, sepse ai ka krijuar një lloj rehatie nga ky nënshtrim. Ai kishte krijuar një lloj varësie nga “zylot” që vinin dhe iknin në pushtet. E dini? Unë isha mësuar me këtë mënyrë pune e jetese dhe bëhesha nervoz kur nuk kisha për të shkruar raporte e fjalime për të tjerët. 165
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171