Page 168 - Demo
P. 168


                                    Studim tekstiStudiuesit i kanë krahasuar Zylon dhe Demkën me Don Kishotin dhe Sanço Pançon duke u nisur nga lidhja e tyre shumë e ngushtë, por edhe nga notat e larta të humorit me të cilat janë mbrujtur. Në këtë roman humori dhe tallja shkallëzohen nga ironia në sarkazmë, duke goditur fort dukuri dhe karaktere të cilat bëhen problem për zhvillimin shoqëror. Agolli bën objekt humori karaktere të cilët i identifikon qartë, të cilët i sheh në prizmin komik që në fillesat e tyre, në mënyrën e konceptimit të figurave kryesore dhe shndërrimin e tyre në dukuri shoqërore. Komizmi vihet re dukshëm në gjuhën e përdorur prej shkrimtarit, në mënyrën se si gërshetohet stili administrativ me atë bisedor. Përdorimi i fjalëve të mëdha, i parullave, i gjuhës ideologjike edhe në marrëdhëniet familjare i bën lexuesit të qeshin, por edhe të trishtohen. Për shembull, fjalët e raporteve e kanë tjetërsuar të folurit e Demkës. Ai edhe me gruan fillon e flet në stilin e tyre, sa e tmerron atë. Të njëjtën gjë bën edhe Zylo, me të njëjtën gjuhë që flet në punë, flet edhe me babain, gruan madje edhe me djalin e tij. Në këtë roman goditen karakteret, por edhe shteti i cili krijon kushtet për krijimin e tyre dhe fuqizimin e dukurive të tilla, si burokracia shtetërore. 1. Interpretoni titullin e romanit.shokut ZyloShkëlqimi rënia2. Renditni disa nga personazhet kryesore të romanit. Përcaktoni statusin shoqëror të tyre. Çfarë përfaqësojnë ata? Jepni karakteristikat kryesore të tyre. Cili është qëllimi i ndërtimit të personazheve të tilla?Personazhet kryesore Statusi i tyre shoqërorKarakteristikat kryesoreÇfarë përfaqësojnë?Qëllimi i portretizimit të personazheve 3. “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” konsiderohet si romani më i njohur dhe më i vlerësuar i Dritëro Agollit. Si është ndërtuar struktura kompozicionale e romanit? 4. Me çfarë problematike përballet autori? Çfarë e shqetëson Agollin kundrejt institucioneve të kohës?5. Në qendër të romanit janë zyrtari i lartë i administratës, shoku Zylo, dhe vartësi i tij, Demka. Analizoni raportin ndërmjet tyre.166
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172