Page 169 - Demo
P. 169
6. Cilat janë tiparet e Zylo Kamberit, që e bëjnë atë figurë reale për një kohë të caktuar, por edhe për të gjitha kohët? 7. Demka është një figurë tragjikomike. Jep detaje të cilët e bëjnë figurë komike dhe detaje që e bëjnë të jetë figurë tragjike.DEMKA Figurë komike _______________________________________________________________________________________Figurë tragjike _______________________________________________________________________________________8. Demka tallet me Zylon, por tallet edhe me paaftësinë e tij për të reaguar. Si është ndërtuar autoironia në këtë roman?9. Demka ka kohë që nuk po shkruan më letërsi. Çfarë e frikëson Demkën në procesin e të shkruarit? 10. Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” u botua në vitin 1973, në periudhën e regjimit komunist. Pse në këtë roman, Agolli ka zgjedhur të vërë në lojë një figurë zyrtari të sferës së kulturës dhe jo të politikës?11. Shpjegoni veçoritë e gjuhës dhe të stilit të veprës që i japin mundësinë Agollit të godasë dukuri problematike të kohës.Mjete gjuhësore: ____________________________________________________________Mjete stilistike: ______________________________________________________________12. Demka pohon: “Unë nuk isha mësuar të kundërshtoja mendimet e eprorëve të mi. Vetëdija ime ende ishte e paformuar. Guximi im qytetar ishte ndryshuar. Energjitë e mia ishin derdhur në raportet.”Identifikoni fjalët kyçe, të cilat zbulojnë thelbin e personazhit të Demkës. Ç’kuptoni me vetëdije e paformuar?• fjalët kyçe: _________________ ____________________ ______________________• vetëdije paformuar ________________________________________________________13. Studiuesit i kanë krahasuar Zylon dhe Demkën me Don Kishotin dhe Sanço Pançon. Në cilat elemente ngjajnë këto personazhe të Agollit me personazhet e Servantesit? Zylo - Don Kishot Demkë - Sanço Panço14. Sa aktualë janë Demka dhe Zyloja sot? Portretizoni Demkën dhe Zylon e ditëve të sotme. A ndryshojnë personazhet e dy periudhave të ndryshme?Demka Zylojai romanit të Agollit i ditëve të sotme i romanit të Agollit i ditëve të sotmeDetyrë 1. Vlerësime për romanin e Agollit kanë shprehur jo vetëm lexuesit dhe studiuesit shqiptarë, por dhe të huajt. Hulumtoni disa prej tyre dhe shpjegoni se cilat aspekte të veprës janë vënë dukje dhe janë vlerësuar.167

