Page 170 - Demo
P. 170
Dikur kam shkruar shumë nëpër gazeta dhe firma ime ndiqej nga lexuesit. Por tani nuk shkruaj dot. E ndiej që nuk shkruaj dot. Dhe ka çaste që më pushton një trishtim i hidhur. Pse vallë nuk shkruaj? Jam po ai që kam qenë, është po ajo mendje, janë po ato duar. Çuditem me veten time. Harrova të shkruaj! Mos i ka fajet mosha? Pse mosha? Unë nuk jam plakur. Dyzet vjet ende nuk i kam mbushur. Dyzetvjeçarët janë njerëz me energji të mëdha. Ku shkuan energjitë e mia? Kush i përpiu, ë? Rri, pi kafe me pak sheqer në tavolinën e kuzhinës sime dhe mendoj. Përpara kam një tufë me letra të bardha që duhet t’i nxij. Në ministri më kërkojnë pasnesër një raport: duhet ta shkruaj nga e para. Kush do ta mbajë nuk e di. Di një gjë: raportin duhet ta shkruaj unë dhe ai do të mbahet në një mbledhje të madhe. E pi kafen dhe filloj të shkruaj. Pena ime gërvisht në letër dhe dora lëviz me tempin e tik-takut të orës së tavolinës. Raporti është i gjatë njëzet faqe. Gruaja është ulur në kanape dhe punon me shtiza një triko. Herë pas here më vështron me bisht të syrit dhe psherëtin. I dhimbsem. “S’u lodhe me këto raporte?” - mendon ajo. Këtë s’e thotë, por unë e kuptoj.- E lexove artikullin e Nasit? E ka shkruar bukur, - thotë ajo pa i ngritur sytë. Nasi është shoku im. Unë nuk shkruaj më keq se ai. Por ai vazhdon të shkruajë e të botojë, kurse unë nuk shkruaj. Shkruaj raporte që i mbajnë të tjerët.- E lexova, - i them. Ajo psherëtin. Psherëtimën e saj e kuptoj. Psherëtima thotë: edhe ti mund të shkruaje bukur. Ngrihem nga tavolina. Fus duart në xhepa dhe eci lart e poshtë nëpër kuzhinë. - Ke dhe shumë? - pyet gruaja.- Kam, - i them dhe mendja më vete në të pasnesërmen, kur do të dorëzoj raportin. “Eh, pasnesër lehtësohem! E heq një barrë. Nuk do të shkruaj raporte të tjera! Le t’i bëjnë vetë! Do të filloj të shkruaj në gazeta artikuj Shoku Zylo shkëlqen në konferencën e madheNë këtë fragment, Demka shfaqet i lodhur dhe i mërzitur. I lodhur sepse do të bëjë një raport të gjatë të cilin ia kanë kërkuar në ministri për një mbledhje të madhe dhe të rëndësishme. Ai është gjithashtu i mërzitur nga puna që bën, e cila ka filluar ta mërzitë dhe t’i thithë tërë energjitë. Mërzitet më shumë kur gruaja e tij i kujton botimin e ndonjë artikulli të shkruar nga shoku i tij, aspak më i talentuar se ai. Demka brenda vetes dëshiron të shkruajë tregime dhe artikuj, por nuk është aq i fortë sa të kundërshtojë eprorët, sado që betohet se do ta bëjë këtë. Në këtë fragment, pjesë qendrore e tij është debati që bën Shemshedini dhe Zylo se kush do të lexojë fjalimin e shkruar nga Demka, i cili rri në heshtje sepse nuk e pyet askush. Komizmi arrin kulmin kur ata fillojnë të ankohen sa ishin lodhur, të përmendin djersën, mundin idetë, tezat e tyre të cilat ishin në fjalimin të cilin e kishte shkruar Demka pa ndihmën e askujt. Demka shndërrohet në një njeri që thjesht kishte ndihmuar. Askush nuk e pyet atë për lodhjen, vështirësitë, madje sapo shpreson se shpëtoi nga një fjalim, i kërkohet të shkruajë një diskutim. Demka është i lodhur, por i pafuqishëm të kundërshtojë. FRAGMENT168

