Page 173 - Demo
P. 173
Kuptim dhe shpjegim teksti1. Në ç’vetë rrëfehet? Cili është rrëfimtari në këtë fragment dhe në gjithë veprën? Cila është problematika që ngre Agolli?Veta e rrëfimit______________________________________Rrëfimtari ___________________________________________Çfarë pune bën? _____________________________________Cili është pasioni i tij? _________________________________Problematika që ngre autori___________________________Ku zhvillohet ngjarja?________________________________2. Demka po shkruan një raport që do të mbahet në një mbledhje të madhe. Sipas monologut që bën me veten, ai ka shkruar shumë raporte të tilla. Cilat janë pasojat që i kanë shkaktuar Demkës të shkruarit e fjalimeve dhe raporteve për të tjerët? 3. A e di Demka se për kë po e shkruan këtë raport? Kush e ka porositur që ta shkruajë?4. Pse grinden Shemshedini dhe Zyloja? Çfarë kupton Demka nga grindja e tyre?5. Kush e zgjidh grindjen mes Zylos dhe Shemshedinit? Pse vendos ai në këtë situatë?6. Zyloja do të lexojë raportin e Demkës. Pse Shemshedini mendon se po i bëhet një padrejtësi? 7. Shoku Q. i falënderon njësoj edhe ata që punuan, edhe ata që nuk bënë asgjë. Mendoni se ai nuk e di vërtet se kush e bëri fjalimin? 8. Në fund të fragmentit, jepet dialogu i Demkës me Aranitin:- E qëndise raportin? - më pyeti me përçmim.- Më mirë të shohim secili punën tonë,- thashë unë.- Qëndise, qëndise, - tha ai zymtë dhe u largua me hapa të rëndë nëpër korridor. Fjala qëndise, vihet tri herë në gojën e Aranitit. Cili është mjeti stilistik i përdorur? Përcaktoni ngjyresat kuptimore që i vishen fjalës. mjeti stilistik _______________________________ ngjyresat kuptimore _________________________________________________________9. Si e karakterizonin të tjerët Aranitin? Ç’përfaqëson Araniti?Analizë përmes shembujve 10. Demka në dy fjalitë e para shprehet :“Dikur kam shkruar shumë nëpër gazeta dhe firma ime ndiqej nga lexuesit. Por tani nuk shkruaj dot.”Cili është funksioni i përdorimit të ndajfoljeve të kohës dikur dhe tani? Ç’marrëdhënie ndërtohet mes dy fjalive? Përcaktoni llojin e mjetit gjuhësor që ndërton marrëdhënien.11. Analizoni situatën në të cilën Shemshedini dhe Zyloja grinden njëri me tjetrin. Analizoni mënyrën se si ata heqin dorë nga të gjitha fjalët e mëdha dhe maskat ideologjike. 12. Të gjithë flasin me zë të lartë dhe thonë se kanë dhënë kontribut dhe janë lodhur në hartimin e raportit. Kjo gjë ndodh para Demkës, i vetmi autor i tij. Si e shpjegoni heshtjen e Zylos? Çfarë ndjesish ju nxit ky mos reagim? 13. Zyloja u drejtohet personazheve pjesëmarrëse në skenë me “shoku” ose në emër, gjë që nuk e bën për Demkën. Raportin nuk e bëre vetëm ti, por ndihmuan të gjithë. Unë ndihmova, ky ndihmoi… - dhe shoku Zylo tregoi me dorë nga unë. “E çuditshme! Unë paskam ndihmuar! A nuk e shkrojta nga e para me këto duar?” Analizoni mënyrën se si i drejtohet Demkës. Çfarë tregon ky lloj komunikimi? S T U D I M T E K S T I 171

