Page 174 - Demo
P. 174


                                    Fjala dhe përdorimi i saj 14. Në fragment përdoret shumë shpesh fjala “shok”. Në çfarë kuptimi përdoret kjo fjalë? 15. Monologu i Demkës është i ngjeshur, ndërsa dialogu i tij me gruan është me fjalë shumë të pakta. Si e shpjegoni praninë e monologëve të gjerë dhe të dialogëve të paktë në këtë situatë? 16. Në skenën ku janë së bashku shoku Q., Zylo, Shemshedini dhe Demka kemi përdorimin shumë të madh të një përemri vetor dhe të një përemri pronor. Gjejini në tekst, numërojini dhe shpjegoni përdorimin dhe shpeshtinë e tyre. Çfarë lloj ngjyrimi emocional ka në frazën e mëposhtme? a) Ironik.  b) Tragjik. c) Tragjikomik. c) Asnjanës.Raportin nuk e bëre vetëm ti, por ndihmuan të gjithë. Unë ndihmova, ky ndihmoi… - dhe shoku Zylo tregoi me dorë nga unë. “E çuditshme! Unë paskam ndihmuar! A nuk e shkrojta nga e para me këto duar?” – mendova.Reflektim dhe vlerësim dijesh 17. Zyloja zgjidhet të lexojë raportin në mbledhjen e rëndësishme. Cila është arsyeja që artikulohet për zgjedhjen e Zylos? A është kjo një arsye e vërtetë apo një arsye fiktive?18. “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” është një prozë me tiparet e komedisë së karaktereve. Si zbërthehen karakteret e Shokut Zylo, shokut Q., shokut Shemshedin dhe Demkës në këtë fragment? Çfarë model karakteresh simbolizojnë ata?19. Cilat janë tiparet që e bëjnë Zylon dhe Demkën karaktere me tipare universale, të gjindshëm në çdo kohë?Detyrë 1. Duke u ndalur në fjalitë e shkëputura nga fragmenti i parë portretizoni Demkën në disa plane. (plani fizik, i karakterit, emocional, psikologjik, i marrëdhënieve me të tjerët)  Mos i ka fajet mosha? Dyzetvjeçarët janë njerëz me energji të mëdha. Ku shkuan energjitë e mia? Kush i përpiu, ë? Dyzet vjet ende nuk i kam mbushur. Përpara kam një tufë me letra të bardha që duhet t’i nxij.  Raportin duhet ta shkruaj unë dhe ai do të mbahet në një mbledhje të madhe...  Pena ime gërvisht...  Shkruaj raporte që i mbajnë të tjerët. Nasi vazhdon të shkruajë e të botojë, kurse unë nuk shkruaj. Nuk dua! U lodha! M’i thithën energjitë raportet! Jam kthyer në automat! Fund!  Ndërkohë bie zilja e telefonit. Kjo zile më ther në zemër. Përsëri u ngarkova me një barrë tjetër.  Prapë më pushton një dhimbje e thellë.  Më vjen keq për veten time… Sugjerim: Nxënësi mund ta paraqesë përfytyrimin e krijuar edhe nëpërmjet një vizatimi. 172
                                
   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178