Page 175 - Demo
P. 175


                                    Nuk kisha dëshirë të shkoja në asnjë zyrë. Isha lodhur duke ndenjur në kolltuk para shokut Zylo. Veç kësaj, më pihej një kafe. Kështu që pas tij dola edhe unë. Hyra në kafe “Tirana” dhe u ula në një tavolinë përballë dritares. Duke ndenjur i menduar, fillova të qeshja me vete: “Për mua shoku Zylo është fenomenal. Me shumë njerëz kam punuar. Shumë njerëzve ua di psikologjinë, karakterin, tekat. Por njerëzit që kam njohur nuk mund të krahasohen me shokun Zylo. Si do të më shkojë puna me të, vallë? Më duket se ky do t’i shkruajë vetë referatet dhe raportet.Unë vetëm do t’i mbledh të dhëna. Të paktën kështu do ta kem më lehtë...” - mendova i ulur në tavolinë. Pastaj, aty për aty, më ndriti një mendim: “Sikur të shkruaj çdo ditë në një fletore pjesë nga bisedat me shokun Zylo, pjesë nga fjalimet e tij në telefon, pjesë nga kuvendimet e tij me njerëzit, kjo do të jetë diçka e rrallë. Po, unë do të merrem përsëri me letërsi! Ta shohë Zenepja se cilat do të jenë tregimet më të forta, ato që shkruan Adem Adashi me fejesa e shfejesa, me burra shpatullgjerë e me hoxhallarë, apo ato që do të shkruaj unë... “ Prapë qesha, por këtë radhë me zë. Por papritur, pas kësaj qeshjeje, më pushtoi një trishtim i pakuptuar. Në ndërgjegjen time të dytë vinte jehona e raporteve. Kjo jehonë gjithnjë kështu më ndiqte. Edhe kur më shfaqej ndonjë gëzim i turbullt, jehona e raporteve godiste në muret e ndërgjegjes sime dhe ma shuante këtë gëzim të pandezur. Edhe te shoku Zylo, - mendova me vete, - nuk do të shpëtoj nga raportet. Unë i duhem shokut Zylo, prandaj kërkoi të më mbajë pranë. Ta zëmë se për një kohë ai do të më lërë të qetë. Pastaj? - pyeta veten. - Në mos më ngacmoftë shoku Zylo, do të më ngacmojë shoku Q. Edhe shokut Q. i duhen raportet. Kurrizi yt, o Demkë, do t’i mbajë të gjitha letrat e nxira të futura në dosje të bardha!”Përsëri qesha si psikopat: “jo, jo, më duket se po lajthit...” Në tavolinë m’u kujtua ftesa e shokut Zylo. Sa e priste! Me siguri ajo nuk i ka ardhur. Kot e FRAGMENTShoku Zylo pret ftesëNë këtë fragment Demka shfaqet i lodhur nga biseda e gjatë me shokun Zylo. Gjatë saj ai ka dëgjuar për një mbrëmje solemne dhe për ftesat që ishin shpërndarë për pjesëmarrjen në të. Zylo nuk kishte marrë ftesë, por në telefon me të tjerët hiqej sikur e kishte marrë. Demka, duke parë dëshirën e madhe të Zylos që të merrte ftesë, nga njëra anë i vjen keq për të, por nga ana tjetër përqesh mënyrën se si Zylo e fsheh këtë fakt. Zylo herë bën sikur i ka ardhur ftesa, herë bën sikur nuk do të shkojë se është një mbrëmje e parëndësishme. Demka shoqëron të shoqen, që kishte marrë ftesë për mbrëmjen, gjer në hyrje Pallatit të Kulturës. Atje në shesh ai sheh edhe Zylon, i cili bën sikur po pret të vij shoku Q., që të hyjnë së bashku në mbrëmje. Më pas Demka vëren se si Zylo fshihet në një rrugicë për të dalë prej andej pikërisht atëherë kur mbaroi edhe mbrëmja solemne dhe filluan të dilnin dhe pjesëmarrësit. Demka e kishte parë zhdukjen dhe shfaqjen e Zylos dhe e di mirë që ai nuk ishte në mbrëmje, por nuk guxon të thotë asgjë kur dëgjon Zylon që gënjen se si kishte biseduar në rreshtin e parë gjatë gjithë mbrëmjes me shokun Q. për çështje pune.173
                                
   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179