Page 176 - Demo
P. 176


                                    pret. Ai e di që nuk i vjen. Edhe sikur të mos i ketë ardhur, do të thotë se i erdhi, por nuk kishte qejf të shkonte... Shoku Q. ka rrezik ta lërë mbrëmjen solemne dhe të shkojë në shtëpi të shokut Zylo (sipas mendimit të tij).Më erdhi keq për të. Sikur të kisha një ftesë do t’ia jepja. Le të shkonte... Tek rrija në tavolinë, pashë nga dritarja Bakirin, një nga kolegët e mi. Ai më vuri re dhe u kthye.- Ne thamë se do të punoje në zyrën tonë; ti e paske punën me shefat, - tha ai.- U paraqita për herë të parë.- E, të dha udhëzimet?- Biseduam, - u përgjigja.- T’i tregoi studimet e para në “prizmin shkencor?” - qeshi ai.- Folëm për gjëra të tjera, - thashë, pasi nuk doja ta merrja nëpër gojë shokun Zylo. - Po partiturat e Diogjenit t’i tregoi? - pyeti ai përsëri.- Jo.- Çudi! Ai i mban në çantë... - tha Bakiri duke qeshur.- Do të merrni një kafe? - e pyeta.- Asgjë nuk do të marr, - tha ai. - E njihnit mirë më parë shokun Zylo? - shtoi.- Pak. - Unë e njoh mirë. Dikur kam pasur mjaft miqësi. Ai kujton se unë tallem me të dhe është larguar, - tha Bakiri.- Keni qenë edhe më parë bashkë në ndonjë punë?- Kemi qenë në një klasë në shkollë. Pastaj ai u ngrit në përgjegjësi. Megjithatë, përsëri vazhdoi miqësia jonë. Edhe tani kemi njëfarë miqësie.Heshtëm për një çast. Nga dritarja frynte një erë e ngrohtë. Perdja e hollë lëkundej dhe herë pas here më binte në fytyrë.- Ëndrra e shokut Zylo është të emërohet ambasador në ndonjë vend të Evropës, - tha Bakiri.- E kam dëgjuar, - thashë unë.Bakiri qeshi.- Na tha një ditë se i ishin lutur ta emëronin ambasador në një shtet të huaj, por e kishte refuzuar, sepse nuk i pëlqente jeta monotone, pa njerëz të njohur, pa vende të njohura... “jashtë shtetit është mërzi për njerëzit që janë mësuar mes një shoqërie të madhe”, - na tha.Edhe mua m’u qesh. Bakiri e imitonte zërin e tij me përpikëri të madhe. Ai u jepte fjalëve intonacionet e shokut Zylo, ai bënte të njëjtat gjeste dhe të njëjtat lëvizje. Ndofta prandaj shoku Zylo ishte ftohur nga Bakiri. Nuk ka gjë më të tmerrshme se ta vësh njeriun në pozita qesharake. E qeshura e çarmatos njeriun. Aristofani me të qeshurat i çarmatosi perënditë. Bakiri kishte një zakon që kur thoshte ndonjë fjalë me humor, qeshte me zë të lartë dhe u binte gjunjëve me pëllëmbë, pastaj të cëmblidhte në krah për të ta tërhequr vëmendjen.- Po në shtëpi të tij ke qenë? - pyeti ai dhe më cëmbidhi në krah.- Jo.- Do të shkosh e do të kënaqesh, - tha Bakiri duke mbyllur njërin sy.- Pse?- Nuk të tregoj asgjë që të mos e humbasësh kuriozitetin. Vetëm kur të shkosh më merr edhe mua, - tha dhe u ngrit.- Rri! Shpejt është.174
                                
   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180