Page 177 - Demo
P. 177


                                    - Po dal, Demkë.Mbeta vetëm në tavolinë. Mendja më shkoi përsëri te shënimet që duhet të mbaja nga jeta e shokut Zylo. Por në çast m’u thye zemra. Kujtova “Tartarinin nga Taraskona” të Alfons Dodesë dhe mendova se shënimet e mia do t’u ngjanin atyre që ishin shkruar në atë libër të zgjuar. “Njerëzit do të kujtojnë se unë kam imituar “Tartarinin nga Taraskona”, - thashë me vete. Pastaj prapë u qetësova. “Tartarini nga Taraskona” është shkruar shumë më vonë nga “Don Kishoti” i Servantesit dhe “Panairi i kotësive” i Thekerit, por Dodenë nuk e akuzojnë se ka imituar këto dy romane të famshme.Pas këtyre mendimeve u ngrita. Kishte kaluar mesi i ditës. Edhe gruaja duhej të ishte kthyer nga puna, prandaj u nisa dalëngadalë për në shtëpi. Kur hyra në dhomë, pashë në tavolinë një zarf, mbi të cilin ishin shkruar: “Shoqes Zenepe”.E hapa dhe nxora që andej një letër të trashë të lëmuar. Ishte një ftesë. Me ftesën në dorë hyra në kuzhinë. Gruaja po hidhte gjellën në pjatë.- Ftesë për në mbrëmjen solemne? - pyeta.- Pse çuditesh? Vetëm ti që shkruan raporte ke të drejtë të shkosh nëpër mbrëmje solemne? - tha ajo me një buzëqeshje dhelpërake.- Çuditem se si nuk i erdhi një ftesë e tillë shokut Zylo, - thashë unë...Gruaja më vështroi me habi me pjata në dorë.- Si! Shoku Zylo s'paska marrë ftesë ?- Fatkeqësisht, - bëra unë.- S'është e mundur ! - tha ajo.- Është.Ne këmbyem edhe dy-tri fjalë dhe filluam të hamë drekë.Pasi u prehëm në pushimin e mesditës, gruaja veshi kostumin e errët e bluzën e bardhë dhe dolëm. Ajo shkonte në mbrëmjen solemne, unë shkoja të takoja Adem Adashin për të këmbyer ndonjë mendim për letërsinë e për t'i treguar subjektin e tregimit tim të ardhshëm. Natyrisht nuk do t'i tregoja se nga ç'burim e kisha marrë këtë subjekt, pasi ai e njihte shokun Zylo. Megjithatë kisha frikë se mos e kuptonte.Ne ecnim me gruan krah njëri-tjetrit. Para se të kalonim në sheshin e Pallatit të madh të Kulturës, u takuam ballë për ballë me shokun Zylo. Ai kishte veshur kostumin e zi dhe kishte lidhur kravatën me pika të vogla të bardha. Në fytyrën e tij frynte erë solemniteti.Më pa, m'u afrua, buzëqeshi, më ra me dorë në shpatull e tha:- Në mbrëmje solemne?- Jo. Përcjell gruan. Kjo ka ftesë, - thashë.Ai e ktheu kokën nga Zenepja:- Më falni, s'ju vura re. Si jini! - dhe i dha dorën.- E po shkoni ... Unë vij pak më vonë...Ndërkohë, ne pamë tek vinte Kristofori me flokë të krehur mënjanë dhe me pantallona të hekurosura si tehu i shpatës. Gruaja ime e njihte mirë Kristoforin. Ai ishte inxhinier në Kombinatin ushqimor.- U vonuam. Shkojmë? - tha ai dhe më vështroi mua. Edhe ti, Demkë?- Zenepja ka ftesë.- Rrimë bashkë, Zenepe, - tha Kristofori dhe u kthye nga shoku Zylo. - Hajde, Zylo.Kristofori e ka njohur që në femijëri shokun Zylo dhe megjithëse bën humor me të, e do dhe ka miqësi.175
                                
   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181