Page 178 - Demo
P. 178


                                    Shoku Zylo e vuri çantën e zezë nën sqetull dhe futi njerën dorë në xhep.- Shko përpara, Kristofor. Unë pres shokun Q., kemi një bisedë lidhur me një studim që po pregatis unë, - tha ai.- Çlodhuni pak, a derëbardhë! Edhe në mbrëmjen solemne do të merreni me studime? - tha Kristofori duke mbyllur syrin.Shoku Zylo qeshi:- Ç't'i bëj? M’u lut. “Aman, - tha, - t'u hedh një sy tezave dhe mendimeve të studimit”. E mora me vete. Unë qesha dhe i thashë se “po të më kishin zgjedhur në presidium, si do ta zhvillonim bisedën?” Shkoku Q. më tha se kishte ndërhyrë që të mos zgjidhesha në presidium, pasi kishte dëshirë të rrinim bashkë, - qeshi Zylua.Mezi e mbajta gazin. Këtë e vuri re edhe Kristofori, njeri në dukje leshko por i zgjuar dhe tepër ironik.- Sidoqoftë, të këshilloj të mos lodhesh shumë, - tha Kristofori.- Në këtë moshë që jemi ne, duhet të punojmë, - tha shoku Zylo.- Sa isha unë në zyrë, korrieri nuk solli asnjë ftesë, - thashë për të ndaluar gazin që po më pushtonte.Shoku Zylo lëvizi supin e djathtë, u skuq pak dhe m'u kthye:- Korrierët janë tutkunë. Nuk e kishte gjetur gruan në shtëpi dhe e kishte lënë në apartamentin fqinj. Ai duhet të ma jepte në dorë, aq më tepër kur në zarf ishte shënuar: “Jini në presidium”. Po të mos kishte ndërhyrë shoku Q. për të mos ndenjur unë në në presidium, do të turpërohesha . Shokët e presidiumit kanë gjysmë ore që janë paraqitur. Unë tashi sa e gjeta ftesën, - tha shoku Zylo.Të gjithë ne u besuam fjalëve të tij të fundit .Zenepja më ra me bërryl, duke më pëshpëritur se s'kishte asnjë dyshim për ftesën e shokut Zylo, dhe unë i pohova fjalët e saj.Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Identifikoni në paragrafin e parë foljet që zbulojnë gjendjen e Demkës dhe veprimet që kryen pas takimit me Zylon.folje që tregojnë gjendje folje që tregojnë veprim______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________2. Çfarë ëndërron shoku Zylo të bëhet në karrierën e tij? Si e kanë kuptuar të tjerët ëndrrën e tij? A ka pasur ai ndonjëherë ndonjë propozim të tillë, konkret? 3. Bakiri e pyeti nëse Zylo ia kishte treguar studimet në “prizmin shkencor” apo “partiturat e Diogjenit”, për të cilat ai vërtet i kishte folur gjerë e gjatë Demkës. Nga e dinte Bakiri se Zyloja i kishte treguar për to Demkës? Çfarë tregon një gjë e tillë për karakterin e Zylos? 4. Çfarë toni përdor Bakiri kur flet Zylon? Çfarë marrëdhënieje kishte Bakiri me Zylon?5. Shoku Zolo nuk kishte marrë ftesë, por dikush tjetër që Demka e njihte kishte marrë një të tillë. Kjo e habiti shumë atë. Kush kishte marrë ftesë dhe pse kjo gjë i shkakton habi Demkës?6. Cilët autorë dhe cilat vepra referon Demka në këtë fragment? Çfarë i lidh këto vepra me romanin e Agollit? S T U D I M T E K S T I 176
                                
   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182