Page 179 - Demo
P. 179


                                    Analizë përmes shembujve 7. Gjendja e Demkës ndryshon disa herë nga fillimi në fund të pasazhit të parë:Në fillim ai mendon: “Më duket se ky do t’i shkruajë vetë referatet dhe raportet.” Më pas :”Prapë qesha, por këtë radhë me zë. Por papritur, pas kësaj qeshjeje, më pushtoi një trishtim i pakuptuar. Në ndërgjegjen time të dytë vinte jehona e raporteve.”Cila është arsyeja e vërtetë e këtij ndryshimi?8. Shoku Zylo ka një pozicion të lartë në administratë, të cilin ai e ka arritur jo prej ndonjë dhuntie a vlerë të dallueshme. Zyloja kur e kupton që ftesa e tij nuk do të vijë, fillon të shqetësohet shumë, gjë të cilën e vëren edhe Demka. Pse mendoni se shqetësohet kaq shumë Zyloja?9. Demka e di hilenë që përdori shoku Zylo për t’u dukur se ishte i pranishëm në mbrëmjen solemne. Ai e di të vërtetën, por bën sikur nuk di asgjë. Pse zgjedh Demka të bëjë rolin e të paditurit?10. Analizoni tragjizmin e figurës së Demkës, duke u nisur nga kjo frazë: Në mos më ngacmoftë shoku Zylo, do të më ngacmojë shoku Q. Edhe shokut Q i duhen raportet. Kurrizi yt, o Demkë, do t’i mbajë të gjitha letrat e nxira të futura në dosje të bardha!” Përsëri qesha si psikopat: “jo, jo, më duket se po lajthit...”11. Analizoni si nga ana kuptimore, po ashtu edhe nga ana stilistike/figurative grupet e fjalëve të mëposhtme.trishtim i pakuptuar ___________________në ndërgjegjen time të dytë ____________________jehona e raporteve ____________________Fjala dhe përdorimi i saj 12. Monologët e Demkës janë të gjatë e të ngjeshur, ndërsa dialogët e tij me Bakirin, me gruan etj., janë shumë të kursyer në fjalë. Si e shpjegoni praninë e monologëve të gjerë dhe dialogëve të pakët? 13. Në këtë fragment notat tragjike dhe ato komike shkrihen njëra me tjetrën. Identifikoni momentet ku shfaqet komizmi dhe tragjizmi. Momentet me nota komike Momentet me nota tragjike Reflektim dhe vlerësim dijesh14. Vendosni përballë njëra-tjetrës figurën e Zylos dhe të Demkës. Nëpërmjet diagramit të Venit nxirrni në pah ngjashmëritë dhe ndryshimet. 15. Demka është një ish-gazetar me talent për të shkruar. Ai ka ngecur në ingranazhin burokratik dhe është shndërruar në një shkrues fjalimesh. Duket sikur ai e ka gjetur rrugën e shpëtimit. Cila është mënyra që të rikthehet te vetja?16. Personazhet kryesore të romanit, Zylo dhe Demka, janë nga të paktët personazhe të letërsisë shqipe të shndërruar në personifikime, që përdoren edhe në të folurit e përditshëm për të emërtuar dukuri. Cilat janë tiparet që i bëjnë këto personazhe të tillë? Detyrë 1. Shkruani një ese me temë: E qeshura e çarmatos njeriun. Aristofani me të qeshurat i çarmatosi perënditë.177
                                
   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183