Page 180 - Demo
P. 180


                                    Pas tri-katër orëve u ktheva tek shoku Zylo. E gjeta të shtrirë në bark. Pranë tij ishin kartelat, mbi të cilat kishte vënë një gur për t’i mbrojtur nga era. Nja tri metra larg kullosnin pela me mëzin. Ata nuk i trembeshin shokut Zylo. Dukej sikur e njihnin prej kohësh. Sa më pa, lëvizi nga vendi dhe u ngrit.- Nuk të thashë të vonohesh kaq! - tha.- Kisha frikë mos të pengoja, - thashë.Shoku Zylo hoqi gurin nga kartelat, i mori në dorë dhe u kthye nga unë.- Do të lexoj disa nga ese-të, aforizmat dhe eskizet1 e mia të reja, Demkë.Mëzi përsëri filloi të hidhej në tërfil. Shoku Zylo lexonte.Ese Nr. 1Hunda është organ nuhatjeje. A mund të themi të shtojmë sasinëe hundëve? Duhet thënë të rrisim nivelin e nuhatjes dhe cilësinë e nuhatjes me hundën që disponojmë.Ese Nr. 2 Minarja është armike e fizikës dhe njëkohësisht thërret në ndihmë për t’u mbrojtur nga rrufeja. Ajo vë mbi majën e saj një rrufe pritëse.Ese Nr.3.Kritiku Zaim Avazi më tha: - Do të shkruaj një dramë karakteresh. - N.q.s. ke vetë karakter ke ç’t’u japësh personazheve, - i thashë. Esetë e Zylos Zylos i është mbushur mendja që mund të bëjë gjithçka, madje edhe tëshkruajë ese. Njohja e lexuesit me esetë, aforizmat dhe eskizet e shkruara prej Zylos janë si pika kulminante që tregojnë mendjengushtësinë, mediokritetin, prepotencën, por edhe botën delirante në të cilën e ka përfshirë veten Zylo. Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” ështëi mbushur me ese dhe batuta të Zylos, por në këtë fragment ato i gjejmëtë përmbledhura. Këto ese dhe eskize tipizojnë karakterin e Zylos dhe janë tregues i qartë i boshësisë së mendjes së tij. I paaftë të bëjë ndonjëpunë, ai fluturon mendërisht, eglendiset në boshllëk. Esetë dhe eskizet e Zylos, nga njëra anë të bëjnë të qeshësh, por në anën tjetër të bëjnëtë ndihesh keq, pasi kupton ingranazhet e vërteta të (keq)qeverisjes. Zyloja ka filluar ta ndiejë të tatëpjetën, dhe jo rastësisht e përmend Arianitin, nëpunësin që i çjerr maskën me sjelljen e tij, por në vend që të vihet në veprim për të ndrequr të metat e punës, fillon të bëjë filozofi. Esetë dhe eskizetë e tij s’janë gjë tjetër veçse lojëra fjalësh. Po t’i lexosh me kujdes, ato kanë brenda tyre njëfarë mençurie “alla Zylo”. Nëpërmjet gjuhës alegorike, Zyloja thotë disa të vërteta për veten në veçanti, si dhe për shoqërinëku bëjnë pjesë personazhet e Agollit në përgjithësi. Ai përdor edhe emërtimin “eskiz” nga frëngjishtja si për të treguar kulturën e tij të madhe. Ai ka besim në inteligjencën dhe vlerën e tij të madhe, madje e nuhat nga i vjen rreziku, por nuk është në gjendje të bëjë diçka sepse nuk di të bëjë asgjë. FRAGMENT1 eskiz – vjen nga frëngjishtja, esquisse: skicë.178
                                
   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184