Page 181 - Demo
P. 181


                                    Ese Nr. 4.Shpifje do të thotë: Peshku i vogël e ha të madhin.Ese Nr. 5.Konservator: Peshk i konservuar në kuti. Liberal: Peshk në det por që zihet në rrjetë dhe përfundon në kuti konserve.Ese Nr. 6.Redaktor: Njeri që pret vezën e strucit, por që kënaqet me vezën e rabeckës.Ese Nr. 7.Burokrat: Cjap që han letër, por nuk përjashtohet rasti të hajë edhe veshë.Ese Nr. 8.Çobani, po e rrahu qenin që të vogël, nuk rrit një guximtar, por një frikacak.Ese Nr. 9.Vesh: Organ që dëgjon në radhë të parë përgjegjësinë.Ese Nr. 10.Formalist: Kokërr arre pa thelb brenda.Ese Nr. 11. Jo çdo zbardhje dhëmbësh është e qeshur.Ese Nr. 12.Kush s’ka dhëmbë, nuk ka frikë se i mpihen nga kumbullat. Më mirë të kesh dhëmbë. Mpirjen e duron.Ese Nr. 13.Qeni është kafshë besnike. Pse zemërohemi kur na thonë qen?Ese Nr. 14.Qose: Njeri që nuk ka provuar gëzimin e aktit të të rruarit.Ese Nr. 15.Lot: Lëng në kohë të mirë, lëng në kohë te keqe. Te dyja këto lëngje kanë shije të njëllojtë konkrete. Por kanë shije të ndryshme abstrakte.Ese Nr. 16.Rrënjë: Biografi e pemës. Rrënjë e prishur - biografi e prishur.Ese Nr. 17.Surrat dhe fytyrë emërtojnë të njëjtën pjesë të trupit, por nuk emërtojnë të njëjtin mendim.179
                                
   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185