Page 182 - Demo
P. 182


                                    EskizNe kemi një mace në shtëpi: Erdhi kushëriri im bashkë me djalin e tij të vogël. Djali i vogël e trazonte macen.- Mos e trazo macen ! - i tha i ati.- E more babi, sikur e kemi kushërirë! - i tha i biri.Eskiz Kushëriri im ka dy fëmijë të vegjël: një djalë dhe një vajzë. Një ditë ata po bënin zhurmë. Ai i shau dhe u tha:- Do t’ju ndaj se bëni zhurmë. Arianën do ta shpie në Gjirokastër, ty Agim do të mbaj këtu. Të rrini veç e veç se më shurdhuat. Agimi zuri të qajë me të madhe. Ariana i tha:- Epo ç’qan ti? Ti në Tiranë do mbetesh…Eskiz Një mik imi kishte hapur një libër e po lexonte në dhomën e tij. Erdhi një fqinj e gjeti në dhomë dhe i tha:- Paske mbetur vetëm. Miku im e mbylli librin dhe tha:- Tani mbeta vetëm.Metaforë fëmijësh Një fëmijë trevjeçar e pa hënën me ca re të holla dhe i tha nënës: - Mami hëna është bërë pis.Si i mbaroi së lexuari kartelat me ese, shoku Zylo më vështroi gjatë për të kuptuar nëse më kishin pëlqyer. - Mjaft të goditura, - thashë.Ai psherëtiu:- Çdo gjë që ka mendim më josh o Demkë. Mbi të gjitha vë mendimin, pa harruar ndjenjën. Vallë pse, më shkoi mëndja të shkruaj esenë Nr. 4 se “Shpifje do të thotë peshku i vogël e ha të madhin”? Mos është ndonjë parandjenjë? Subkoshienca, d.m.th. nënndërgjegjja, është gjë e çuditshme. Mos ndodhet në subkoshiencën time parandjenja?Mua m’u duk i turbullt, ky mendim i shokut Zylo. Nuk e kuptoja ç’do të thoshte dhe rrija i hutuar. - Ai Araniti më duket se fsheh diçka të zymtë e të keqe. Mos vallë ky peshku i vogël, d.m.th. Araniti, përpiqet të hajë peshkun e madh, d.m.th. mua, me shpifjet e tij? E? Formulimi i ese-së Nr. 4 nuk është i rastit. Diçka parandiej, diçka që më vjen rrotull, - tha shoku Zylo. Atëherë e kuptova. Ai i trembej Aranitit tonë të rreptë. Edhe mes këtyre arave e ngastrave me tërfil i vinte kujtimi i hidhur i zënkave të tij me Aranitin. Tani, që ishte larg zyrave mendonte se Araniti fliste keq për atë dhe përpiqej të formonte një opinion të zi për shokun Zylo. Opinionit shoku Zylo i trembej. Është i pamëshirshëm dhe i rreptë opinioni... Araniti nuk hesht, Araniti me shatë punon dhe sistemon orën e opinionit për ta “ngrënë” shokun Zylo. Ndofta ai ka shkuar gjer te shoku Q. Por shoku Q. nuk është kaq i pamatur dhe naiv sa të dëgjojë dhe ta besojë Aranitin. Megjithatë, e shtëna me qindra saçma fjalësh nuk shkon kot. Një saçme e vogël diku mund të qëllojë. Eh, shoku Zylo ra në mendime në tërfilin lirik pranë mëzit lirik! - Araniti është djalë me mënd dhe mjaft serioz, - thashë unë.180
                                
   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186