Page 183 - Demo
P. 183
- Do të doja t’i besoja këtij mendimi, - tha shoku Zylo.Në këtë kohë pamë të afrohej drejt nesh një fshatar. Ai dukej i lodhur nga që kishte vrapuar.- Shoku Zylo, - tha ai,- ka ardhur shoku Shemshedin. Shoku Zylo u hodh në këmbë.- Kur erdhi?- Ka gjysmë ore, - tha fshatari.Shoku Zylo shkundi pantallonat, më bëri me kokë dhe të dy e braktisëm tërfilin lirik, mëzin lirik dhe pelën lirike. Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Në mes të natyrës Zylo ndihet shumë i frymëzuar, aq sa shkruan edhe një sërë esesh e eskizesh. Si shfaqet gjendja shpirtërore e Zylos në fund të këtij fragmenti?2. Kush e shqetëson Zylon në mendimet e tij? A mendoni se është i bazuar shqetësimi i tij apo është i kotë?3. Zylo bashkë me Demkën ishin në fshat, larg zyrave të tyre. Cila ishte gjëja Së cilës i trembej në mënyrë të jashtëzakonshme Zylo? 4. Dikush ka ardhur ta takojë Zylon. Kur e njoftojnë për praninë e tij, ai ngrihet menjëherë në këmbë dhe shkëputet nga korniza lirike ku ishte përfshirë. Kush vjen ta takojë Zylon dhe pse shfaq kaq interes ndaj tij?Analizë përmes shembujve 5. Zylo vazhdimisht flet për dashurinë e tij për fshatin dhe për natyrën. Jo rastësisht hiqet sikur prania në natyrë, i rrethuar nga kafshët, e nxit të shkruajë. Çfarë kërkon të tregojë me këtë gjë? 6. Çfarë aftësie të veçantë ka Zylo, që e tregon ese-dialogu i tij i përmendur në roman: Unë jam mur i lartë. - Ti je mur i lartë, por unë të heq gurin e fundit7. Zylo hiqet si një njeri parimor, që nuk është i lidhur me jetën e Tiranës. Ai i ka mburrur lëvizjet revolucionare, qarkullimin, luftën kundër burokracisë, por në një nga eskizet e tij, kur vëllai dhe motra grinden e babai betohet se do ta çojë motrën në Gjirokastër larg vëllait, Ariana (motra) i thotë vëllait: Epo ç’qan ti? Ti në Tiranë do mbetesh… Çfarë nxjerr në pah kjo eskize në lidhje me mendimet e vërteta të Zylos? 8. Në ndonjë rast esetë dhe eskizet e Zylos janë si matës për të kuptuar situatat ose edhe ndonjë grep për ta bërë Demkën të flasë. P.sh., Shpifje do të thotë: Peshku i vogël e ha të madhin. Kush është peshku i vogël dhe peshku i madh? 9. Zylo përpiqet të provokojë Demkën në lidhje me Aranitin, por ai nuk bie në kurth dhe i përgjigjet në mënyrë të kujdesshme: Araniti është djalë me med dhe mjaft serioz, - thashë unë. Çfarë nënkuptonte kjo përgjigje?Reflektim dhe vlerësim dijesh10. Ndër esetë e Zylos, ka nga ato të cilat nuk kanë asnjë vlerë, sepse janë gjëra që të gjithë i dinë. Çfarë e bën Demkën t’i dëgjojë me vëmendje, si diçka serioze? 11. Eskizet dhe esetë e Zylos shpesh të bëjnë për të qeshur. A janë argëtuese ato? Vlerësoni efektin që shkaktojnë ato te ju. 12. Disa nga esetë e Zylos janë edhe këshilluese e moralizuese. Gjejini ato dhe shpjegojini. 13. Nëpërmjet eseve dhe eskizeve të Zylos, lexuesi përballet me marrëzinë dhe mençurinë e Zylos. Çfarë mendon vetë Zyloja për krijimet e tij? Po ju, çfarë mendoni për to?Fjala dhe përdorimi i saj 14. Në ç’vetë kryhet rrëfimi? Pse rrëfimtari ka zgjedhur të rrëfejë në këtë vetë?15. Veçoni esenë e Zylos që ju pëlqen më shumë dhe komentojeni atë. S T U D I M T E K S T I 181

