Page 184 - Demo
P. 184


                                    Ismail Kadare Jeta dhe vepraKadare është shkrimtari më i shumanshëm dhe zëri më përfaqësues i letërsisë shqipe. Në veprën e tij, nëpërmjet subjekteve të gjetura me shkathtësi, dhënë përmes fuqisë së simbolit, metaforës dhe metonimisë, do të përshkojë pothuaj tërë hapësirat e globit, do të realizojë kalime nga jeta në vdekje e anasjellas. Përmes një këndvështrimi specifik dhe një rrëfimi intrigues, do të përthyejë diktaturat më të rënda që tronditën njerëzimin. Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në mbi 45 gjuhë të huaja, duke arritur kështu një rekord të përhapjes së letërsisë shqipe në tërë botën e qytetëruar.Momentet kryesore të jetësIsmail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1936. Atje, në qytetin e gurtë, “të kacavjerrë pas kodrës”, me zakone e tradita të çuditshme, ai kaloi fëmijërinë, gjurmët e së cilës u shfaqën në romanet: “Kronikë në gur”, “Çështje të marrëzisë”, “Breznitë e Hankonatëve”, “Kukulla” etj., si dhe në tregimet: “Koha e shkrimeve”, “Koha e parasë”. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe në Institutin “Gorki” në Moskë (këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish-Bashkimit Sovjetik). Kadareja ka punuar në gazetën “Drita” dhe ka drejtuar revistën letrare artistike në frëngjisht Les letres albanaises (organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë).Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet kur ishte gjimnazist, me vëllimet poetike: “Frymëzimet djaloshare”, “Ëndërrimet”, “Shekulli im”.Por proza e lëvruar prej tij zë një vend më të gjerë e më të rëndësishëm në raport me poezinë. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i botuar fillimisht si tregim në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe pastaj si roman në vitin 1963, shkaktoi një valë ngazëllimi te lexuesi shqiptar duke e bërë autorin të njohur e shumë të simpatizuar. Megjithatë, ky nuk është romani i parë i shkrimtarit. Romani “Qyteti pa reklama”, qëkur u shkrua, nuk u lejua të botohej i plotë, prandaj e pa dritën e botimit vetëm disa vite pas rrëzimit të diktaturës (2001). Përpjekjet për të shkruar romanin, kanë nisur megjithatë, më herët. Një sprovë e hershme për të shkruar romanin “Mjegullat i Tiranës”, i krijuar qëkur autori ishte student, pa dritën e botimit në vitin 2014.“Kronikë në gur” është romani tjetër i Kadaresë që i solli menjëherë famë.Vepra të tjera të rëndësishme në prozë janë: “Dimri i vetmisë së madhe”, “Kështjella”, “Ura me tri harqe”, “Kush e solli Doruntinën”, “Pallati i Ëndrrave”, “Dosja H.”, “Prilli i thyer”, “Përbindëshi”, “Piramida”, “Lulet e ftohta të marsit” etj. Shtëpia-muze e Ismail Kadaresë në Gjirokastër182
                                
   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188