Page 185 - Demo
P. 185


                                    Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Ai është laureat i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, kandidat i Çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale dhe Politike të Francës.Tipare kryesore të krijimtarisë Vepra e Kadaresë është shumë e pasur. Ajo përbëhet nga poezi, tregime, novela, romane, ese, publicistikë, biseda etj.Poezia e tij e viteve ’60 me konceptime të reja, me frymë qytetëruese që përcillte përjetimet e njeriut të shekullit XX, çliruar nga dogmat dhe paragjykimet tradicionale, tejkaloi skemat letrare të kohës dhe nxiti emancipimin moral, psikologjik dhe estetik.Në qendër të poezisë së tij është njeriu i shekullit të zbulimeve të fizikës dhe kibernetikës, i shekullit të atomit dhe të pushtimit të kozmosit, njeriu i shekullit të ndryshimeve të mëdha teknike e shkencore dhe të komunikimit të jashtëzakonshëm në krejt rruzullin, prandaj subjekti lirik i poezisë së tij, zëri që flet aty, është i lirë moralisht dhe shpirtërisht. Ai sjell interesimet mendore e ndjesore të kohës së vet në disa prej simboleve universale, si: Kali i Trojës, Piramida, Saharaja, Laokonti, Akullnaja, Kështjella, Ledi Makbeth, Hamleti, Prometeu etj.Lashtësia, atdhedashuria, qëndresa në shekuj dhe heroizmi - si tipare kryesore të etnisë së cilës i përket - do të këndohen e himnizohen në një pjesë tjetër të poezive të tij.Portreti i shqiptarit vjen edhe përmes shëmbëlltyrave për natyrën, si Bjeshkët e Namuna, që shtrihen të pafundme, të zhveshura dhe askete, të cilat kanë marrë formën e makthit për shkak të dramatizmit dhe tragjizmit të shqiptarit.Mjeshtëria dhe freskia në organizimin gjuhësor të poezive të Kadaresë, pasuria shpërthyese imagjinative, imazhet e shpirtëzuara dhe të hiperbolizuara gjer në skajshmëri e nxorën poezinë shqipe nga ngushtësia e rëndomësia tematike, stilistike e gjuhësore e realizmit socialist, një metodë krijuese që kishte në qendër ideologjinë komuniste dhe që iu imponua shkrimtarëve dhe artistëve të kohës nga institucionet qeverisëse të kohës. Nga pikëpamja e figuracionit, poezia e Kadaresë sjell simbole, personifikime, metafora të njëpasnjëshme, shkallëzime dhe kontraste të papritura. Të gjitha këto figura  Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, në Prishtinë ku pranoi çmimin ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, i cili iu dha nga Ministria e Kulturës së Kosovës.\është historia paralele e dy diktaturave, ose po të doni, e dy tiranive shpirtërore që mund të jenë po aq të brendshme sa edhe të jashtme për individët, njëherazi zotërit dhe viktimat e tyre.Alen Boske, kritik dhe shkrimtar francez 183
                                
   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189