Page 186 - Demo
P. 186
origjinale dhe me shprehësi të lartë sjellin jo vetëm shëmbëlltyrën e Shqipërisë sublime, por edhe tema të ngritura në rrafsh universalizues, si mbytja e së vërtetës, liria përballë tradhtisë politike të fshehtë etj.Poezia intime, e thellë dhe e bukur, zë një vend shumë të veçantë në krijimtarinë e Kadaresë. Disa poezi të lirikës intime të Kadaresë, me të cilat lexuesi shqiptar mbeti i dashuruar, kanë si temë humbjen “e bukur” të dashurisë. Ato janë: “Në studion dimërore”, “Kthimi në Moskë”, “Llora”, “Ti qave”, “Kristal”. Me të drejtë, studiuesit kanë vërejtur në poezinë “Mall” atë tjetërsim të qeltë, por prapë tjetërsim, që i ndodh njeriut në një mjedis kryeqytetas.Nga freskia dhe risia që i solli poezisë shqipe me vargun e tij, Ismail Kadareja do të arrinte shumë shpejt te fabulat dhe parabolat më të sofistikuara artistike politike dhe, përmes tyre, do të realizonte kulmime dhe modele në romanin shqiptar.Ismail Kadare me veprën e tij zbret në ferr të diktaturave dhe hyn në labirintet e trurit të tiranëve. Dhe mbase po aq sa prej terrorit të totalitarizmit dhe izolimit, po aq sa ç’do të njihej si Shqipëria e diktaturës, ky vend do të njihej si Shqipëria e Ismail Kadaresë. Falë simbolikave shumështresore, parabolave, metaforave dhe alegorisë, falë organizimit të ngjeshur e të bukur subjektor dhe ndriçimit metafizik, si dhe një larmie stilesh, Ismail Kadareja ndërton një rrëfim tepër tërheqës dhe luan rolin kryesor në formësimin e romanit shqiptar. Megjithë konceptimet moderne, Kadare nuk i zhbën konturet e fabulës, nuk luan rrezikshëm me absurdin dhe groteskun; aftësia e tij e brendshme e bën atë që të shmangë grackën e abstraksioneve. Mund të thuhet se fabula politike, intriga dhe suspansi, si dhe loja e figurave kanë qenë gjithmonë forca e veçantë e Kadaresë.Botimi i “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” ishte një ngjarje e përmasave të pazakonta përkundër githë prodhimtarisë letrare të kohës në Shqipëri.Me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, shkrimtari sjell një fabul të pabesueshme e të panjohur në letërsinë shqipe. Një fabul e tillë është e veçantë dhe e rrallë madje edhe në letërsinë botërore. Ajo zhvillohet mbi temën e kërkimit dhe të mbledhjes së eshtrave të ushtarëve fashistë të vrarë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një gjeneral dhe një prift janë të gjallët që japin e marrin me të vdekurit. Fabula rikrijon historinë e krimeve dhe ndëshkimeve të ushtrisë fashiste dhe në të njëjtën kohë kalvarin e turpërimit, dënimit dhe ndëshkimit të gjeneralit. Në rrafsh universal, ky është fati tragjik dhe grotesk i gjithë ushtrive pushtuese dhe i gjeneralëve të të gjitha kohërave, që me mentalitetin racist shkaktuan plojën botërore. Me strukturën e këtij romani, Kadare solli risi në letërsinë shqipe; me botimin e tij në Kadare foli shqip kur pranoi çmimin \Spanjë.184

