Page 187 - Demo
P. 187


                                    gjuhë të huaja (sot tridhjetë), ai sfidoi izolimin e diktaturës. Në kushtet e veçimit tragjik, letërsia e Kadaresë ishte i vetmi prodhim shqiptar që arriti ta thyente murin rrethues, për të hyrë me dinjitet që para rënies së tiranisë në kontinentin evropian të letrave.Me romanin tjetër, “Kronikë në gur”, të organizuar sipas një arkitekture po aq të pazakontë sa dhe arkitektura e qytetit që përshkruan (Gjirokastra), autori sjell përsëri risi në letrat shqipe. Përmes rrëfimit të një fëmije, shkrimtari shfaq jo vetëm shpirtin e një qyteti atipik, por edhe vizionin e parë të botës. Romane të tjera të para viteve ’90, si: “Kështjella”, “Ura me tri harqe”, “Kush e solli Doruntinën” dhe “Prilli i thyer” ndikuan thellësisht në formësimin e romanit shqiptar. Para viteve ’90, ai shkruan edhe në stilin realist. “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Koncert në fund të dimrit” kanë tipare të romanit epope. Pas viteve ’90, Kadareja përthyen në veprën e tij Shqipërinë e diktaturës dhe atë të tranzicionit. Romani “Shkaba” na jep përmes parabolës një përfytyrim tronditës dramatik mbi shtetin dhe luftën për t’u shpëtuar kthetrave të tij në diktaturë. Simboli mitik i “shkabës” ka marrë kuptime përkeqësuese. Shkaba është e pamposhtur, djallëzore, e pangopur, grabitqare dhe grykëse. Emblema e shtetit, duke qenë e madhërishme, është njëkohësisht edhe forcë e tmerrshme rrënuese që nuk mund të mos përjetohet me frikë, me shqetësim paralizues. I gjithë romani “Shkaba” ngrihet mbi groteskun. Te drama “Stinë e mërzitshme në Olymp”, Olympi ka karakteristikat e “bllokut”, lagjes së dikurshme në qendër të Tiranës, rezervuar udhëheqësve politikë të Shqipërisë Staliniste. Në këtë dramë Kadareja nuk e lartëson heroin; përkundrazi thekson dyzimin e tij. Prometheu i Kadaresë është një Promethe modern, pikërisht sepse, në radhë të parë, ai është figurë dualiste: revolucionare dhe konservatore njëkohësisht, i guximshëm dhe i penduar. Shqetësimi kryesor emocional i Prometheut është ai i vetmisë, i mosmirënjohjes, i mungesës së komunikimit. Ai nuk është më në harmoni as me veten e tij. Zjarri në botën e pafajësisë (që është bërë e njohur nga Rilindja dhe Romantizmi) është shpesh simbol spastrimi, por simbolizmi i zjarrit në epokën industriale është shpesh ironik dhe shkatërrues, si zjarri që shpërthen nga ndarja e së pandashmes: atomi. “Vajza e Agamemnonit”, bashkë me vazhdimin e vet, “Pasardhësi”, janë plot me shenja të infektimit psiqik e shpirtëror të individit nga shteti totalitar. Nga bashkimi i veçorive të figurës së Agamemnonit dhe i veçorive të ish-kryeministrit shqiptar Shehu, krijohet një figurë origjinale si ajo e Pasardhësit, e cila, mbi të gjitha, spikat si flijues. Në këtë dipstik Kadare jep një version krejt të vetin për enigmën e eliminmit të ish-kryeministrit shqiptar. Romani tjetër, “Lulet e ftohta të marsit”, ndërthur motive të tilla, si: martesa me gjarprin, marrja e gjakut, ringjallja e kanunit, incesti me motrën, vjedhja, pavdekësia etj., në arkitekturën thuajse matematikore të kësaj vepre moderne. Këto motive, si në asnjë roman tjetër, përthyejnë meditime për realitetin dëshpërues shqiptar. Ikja e trishtë dhe përfundimtare e zotave nëpër gjithësi përmendet jo më kot në faqet e fundit të romanit, si për të hedhur ngjyra edhe më të zbehta në peizazhin e pikëlluar të një toke që e braktisën perënditë, si dhe të luleve të rreme, të ftohta të një stine që mund të ishte gjithkaq secila nga stinët, vetëm pranverë s’mund të ishte.Veprat që vijuan, “Darka e gabuar” dhe “E Penguara”, sjellin shëmbëlltyrën e shtetit totalitar në aspekte të ndryshme. Së pari, përmes hetimit të ngjarjes enigmatike të Veprat e Ismail Kadaresë e veshin mitin me rrëfim, që është gjithsesi më pranë rrëfimit “klasik”, ndërtojnë një fabul, kanë intrigë dhe suspansë. Për nga ligjësia e zhvillimit të letërsisë dhe natyra e shekullit XXI, mund të konsiderohet qenësore, primordiale, nevoja e njeriut për të lexuar sërish rrëfime, e jo mirazhe e asosacione. Pas shumë eksperimentimeve, letërsia apo shkrimi i letërsisë tashmë, me gjasë, priret t’i kthehet rrëfimit klasik. Ndoshta nuk kemi thënë asgjë të re, po të themi se Kadare është shkrimtar vizionar i vetëdijshëm. A është ky “sekreti” i veprës së tij? Kjo e bën Kadarenë të jetë në gjithçka që u shkrua ndonjëherë në shqip, po të përdornim përcaktorin që Elioti përdori për poetin Ezra Paund: il miglior fabbro!Viola Isufaj185
                                
   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191