Page 188 - Demo
P. 188


                                    Studim teksti1. Ndërtoni një hartë konceptesh me temë: Veprimtaritë kryesore të Kadaresë si krijues dhe intelektual.2. Veçoni momentet kryesore të jetës së Kadaresë që ndikuan në krijimtarinë e tij.3. Cili roman shkaktoi një valë ngazëllimi te lexuesi shqiptar, duke e bërë autorin të njohur e shumë të simpatizuar ?4. Po romani tjetër i Kadaresë që i solli menjëherë famë, cili është?5. Renditni vepra të tjera të autorit, duke i klasifikuar sipas llojit letrar.6. Ç’vend zë proza e lëvruar prej Kadaresë në raport me poezinë? 7. Analizoni risitë që sjell autori në letërsinë shqipe para dhe pas viteve ’90.Risitë para viteve ‘90 Risitë pas viteve ’90Sfondi SfondiTematika TematikaMjetet gjuhësore dhe stilistike Mjetet gjuhësore dhe stilistike8. Renditni disa nga motivet që ndërthuren në romanin “Lulet e ftohta të marsit”. ___________________________ ______________________________ ___________________________________________________________ ______________________________ ________________________________9. Karakteristikat e cilit mjedis ju evokon Olympi te drama “Stinë e mërzitshme në Olymp”?10. Përse autori, në faqet e fundit të romanit, thekson ikjen e trishtë dhe përfundimtare të zotave nëpër gjithësi?11. Në ç’aspekte sjellin shëmbëlltyrën e shtetit totalitar romanet “Darka e gabuar” dhe “E Penguara”? Paraqitja e shtetit totalitar “Darka e gabuar” “E Penguara Detyrë 1. Duke u ndalur në vlerat e krijimtarisë dhe përcjelljes së zërit të shqiptarëve në botë, shkruani një ese me temë: “Ismail Kadareja është ambasadori i vërtetë kulturor i shqiptarëve”.oficerit gjerman me doktor Gurameton dhe, së dyti, përmes evokimit të mitit të Orfeut në një bashkëkohësi totalitare ku vajza e internuar, me gjithë dëshirimin e saj të zjarrtë, e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Te romani i fundit, “Aksidenti”, aluzioni shkon tani kah marritë, joshjet dhe mbylljet e tiranisë së re post-komuniste, lirisë në kushtet kur kurrkush s’kuptonte ç’ishte liria.Për veprimtarinë e spikatur letrare, Kadare në vitin 1996 u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Në vitin 2005 fitoi Man Booker International Prize, në vitin 2009 çmimin Princi Asturias për Artet, në vitin 2015 Çmimin Jerusalem, kurse në vitin 2016 mori titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” në Francë. Emri i tij përmendet shpesh nga shtypi dhe kritika ndërkombëtare si një nga shkrimtarët kandidatë për Çmimin Nobel në letërsi.Botimi e ribotimi i pandërprerë i romaneve të Kadaresë në gjuhë të huaja, si dhe pritja, gjithashtu, e pandërprerë e lexuesit global në këto gjuhë do të përbënte një auditor me të vërtetë të bekuar. Për këto arsye dhe sidomos për përcjelljen e zërit të shqiptarëve në botë, është thënë me të drejtë se Ismail Kadareja është ambasadori i vërtetë kulturor i shqiptarëve.186
                                
   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192