Page 189 - Demo
P. 189


                                    Tema dhe subjekti i romanit Romani bën fjalë për një shtet totalitar që në shikim të parë duket si Perandoria Osmane, ku ekziston një institucion shtetëror madhështor dhe megalomani i quajtur Tabir Saraj (Pallati i Ëndrrave), organizëm që merret me gjumin dhe ëndrrat.Pallati i Ëndrrave cilësohet si një nga institucionet themeltare të shtetit mbretëror. Një nga bazat e shtetit. Jo më kot thuhet se kush ka në dorë Pallatin e Ëndrrave ka çelësat e drejtimit të shtetit.Një mëngjes të lagët e me sqotë, protagonisti i romanit, Mark-Alemi, pa dashur ta pranojë shqetësimin nga e panjohura, shtyn fletët e dyerve hijerënda dhe hyn në ndërtesën ku rrallëkujt i kishte qëlluar të hynte.Më shumë i hutuar sesa ambicioz, në këtë fillim dite të hirtë, ai paraqitet në Pallatin e Ëndrrave për pranim në punë.Dëshira për t’u integruar në struktura të tilla, më tepër se e këtij individi, është e familjes së cilës i përket, asaj të Vezirit.Në këtë istitucion ku pretendohet se nuk vlejnë rekomandimet apo ndërhyrjet e tjera, Mark-Alemi hyn pikërisht dhe paradoksalisht me një fletë rekomandimi. Ai fillon punë në një nga departamentet më të mira. Ne do ta shohim Mark-Alemin shpesh e më shpesh me kryet mbi dosjen e ëndrrave, tek tërheq fletë me ëndrra të papërpunuara. Ai përhumbet në ëndrra të ndryshme në gjurmim të kryeëndrrës, p.sh.: një mace e zezë kishte kapur në gojë hënën dhe po vraponte e ndjekur nga turma. Gjithë udhës nga ikte dukeshin gjurmët e hënës së plagosur.Dosjet me ëndrra kalojnë në stade të ndryshme dhe në duar të nëpunësve të ndryshëm, me qëllimin për të zgjedhur një kryeëndërr. Por çfarë është kryeëndrra dhe cili është mekanizmi i vërtetë i funksionimit të Tabir Sarajit?Puna e Tabir Sarajit fillon nga vjelja e ëndrrave nga e gjithë hapësira që mbulon perandoria, që përfshin dyzet kombe të shtrira në tri kontinente; më pas kryhet seleksionimi i atyre ëndrrave që mund të parathonë fatin e shtetit, klasifikimi, interpretimi dhe në fund zgjedhja e një kryeëndrre, e cila ndjell të keqen apo katastrofën për perandorinë. Kryeëndrra është metaforizuar me nepërkën vdekjeprurërëse dhe një proces i tillë përfundon me ekzekutimin e ëndërrparësit.Të ekzekutosh ëndërrparësin - a mund të thotë vërtet shmangie e shkatërrimit të shtetit?Në realitetin e errët dhe hera-herës shkëlqimtar të ëndrrave ndeshen si drita, ashtu edhe errësira; një gjumë oqeanik ku e njohura dhe e panjohura, ëmbëlsia dhe helmi jetojnë përjetë të pandashëm, ashtu siç jetojnë së bashku dhe pa u ndarë madhështia dhe mjerimi i supershtetit tiran.Në terrin dhe mjegullirën që nderet në atmosferën e Pallatit të Ëndrrave, në dritëhijen e zyrave dhe errësirën e mesoreve, në heshtjen kumbuese dhe dyert e rënda, mu në mes të misterit që shoqëron kundrimin e tij, ne do të ndiejmë një mpirje të vërtetë të trurit të gjithë punonjësve të Tabir Sarajit dhe më gjerë akoma, të qenies njerëzore.Ne do ta shohim Mark-Alemin në një moment tjetër kur, ndërsa mendon për atë terr të frikshëm e të pafund, i vjen ndërmend se perëndia e gjumit e grekëve të vjetër, Hypnosi,  ANALIZË E VEPRËSAnalizë “Pallati i Ëndrrave”187
                                
   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193